Ushtrimet gjatë dimrit: Si ta plotësojmë mungesën e rrezeve të diellit dhe vitaminën D!
Studimi i ri i publikuar në Revistën evropiane të kardiologjisë preventive zbulon lidhjen midis rritjes së mundimeve me rastin e kardio-stërvitjeve dhe vitaminës D.
Kur të arrijë periudha e dimrit shumë faktorë ndikojnë te ne. Në rend të parë, dita është më e shkurtër, kemi më pak orë në dispozicion për vrapim në natyrë (me siguri në natyrë është shumë më mirë dhe më produktive se sa të ushtrohet në shirit vrapimi në ambient të mbyllur), transmeton Telegrafi.
Shkenca i tregon arsyet përse njerëzit më shumë lodhen me stërvitjet gjatë dimrit.
Vitamina D është ajo e cila dukshëm ndikon te njerëzit, prandaj edhe kur është fjala për stërvitjen. Siç e dimë, burimi kryesor i vitaminës D është drita e diellit, e cila mungon gjatë dimrit, gjë që tekefundit do të ndikojë edhe në aftësinë tonë të stërvitjes.
Shkencëtarët kanë zbuluar që një e katërta e të anketuarve me nivelin më të lartë të vitaminës D kanë dukshëm më shumë aftësi se sa ata me nivel më të ulët të kësaj vitamine.
Këto rezultate janë të rëndësishme, mirëpo mbetet që të verifikohen më hollësisht me hulumtime klinike në mënyrë që të konstatohet kjo lidhje.
Dr. Amar Maravan, ka thënë që kjo lidhje e përcaktuar midis vitaminës D dhe stërvitjes vlen edhe për meshkujt, edhe për femrat, pa marrë parasysh grupin e moshave, përkatësinë etnike, indeksin e masës trupore, si edhe faktin a janë duhanpirës, a kanë hipertension apo diabet.
Nëse nuk dëshironi që mungesa e rrezeve të diellit dhe e vitaminës D të ndikojnë në aftësinë tuaj për stërvitje, hani ushqim të pasur me vitaminën D siç janë edhe djathi, vezët, mishi i tonit, skumbria, salmoni.
Mundeni edhe ta rezervoni pushimin në ndonjë vend ku ka rreze dielli, në mënyrë që të kompensoheni dhe të mbusheni me rezerva të kësaj vitamine! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe