LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup ka 15 mijë fëmijë të pavaksinuar

Në Shkup ka 15 mijë fëmijë të pavaksinuar

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot është mbajtur konferencë për shtyp, me rastin e gjendjes aktuale pas paraqitjes së disa rasteve të fruthit.

Në konferencën e sotme u njoftua se nga kontrollet në terren është konstatuar se në Shkup gjithsej të pavaksinuar janë rreth 15 mijë fëmijë të moshës deri 14-vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër përqindja më e ulët e të pavaksinuarve është tek fëmijët parashkollor, gjegjësisht prej 39 mijë fëmijëve të lindur në periudhën 2013-2017, 11.256 nuk janë të vaksinuar.


Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik tha se këto të dhëna janë mesazh për prindërit që të kuptojnë seriozitetin e fruthit dhe rrezikun e përhapjes së kësaj epidemie.

Ai tha se në 9 nga 10 persona, të cilët kanë pasur kontakt me persona të sëmurë, ekzistojnë kushte serioze që të preken nga sëmundja, në qytetin e Shkupit dhe qytete tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori