LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur vrasësit me pagesë hapin zjarr mbi veturën e policisë meksikane, raportohet për 4 zyrtarë policorë të vrarë (Video)

Momenti kur vrasësit me pagesë hapin zjarr mbi veturën e policisë meksikane, raportohet për 4 zyrtarë policorë të vrarë (Video)

Ky është momenti kur një grup vrasësish me pagesë organizojnë një pritë për zyrtarët policorë të cilët i qëllojnë me pushkë automatike, ku si pasojë mbetën të vrarë katër prej tyre.

Sulmi i planifikuar ka ndodhur më 28 tetor në Almoloya de Alqusirias, komunë kjo 85 milje në jugperëndim të Mexico City, transmeton Telegrafi.


Videoja besohet të jetë filmuar nga “sicarios” apo vrasësit me pagesë, që janë anëtarë të kartelit të drogës “La Familia Michocana”.

Aty shihen të paktën shtatë vrasës me pagesë duke pritur në mal, duke i bërë gati armët para se të shkrepnin qindra plumba në drejtim të veturës së policisë.

Në fillim të videos, personi prapa kamerës dëgjohet duke folur në gjuhën meksikane, duke thënë “Komandant, po vijmë të shpëtojmë. Do të vrasim policët e shtetit, sepse po i fusin hundës në biznesin tonë”.

Më pas ai e drejton kamerën kah personat e tjerë të armatosur dhe që kishin veshur jelek antiplumb. Dhe në momentin që shfaqet vetura e policisë pak metra larg tyre, ata hapin zjarr në drejtim të tyre.

Por, ishte breshëria e plumbave që e bëri veturën të rrokulliset, dhe një polic të dalë me shpejtësi dhe të strehohet në një vend më të sigurt.

Të shtënat kanë zgjatur më shumë se 55 sekonda, ku raportohet se katër policisë janë vrarë. Policia ka njoftuar se kanë arrestuar njërin nga personat e armatosur kurse videoja do të shërbej si dëshmi kundër tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori