LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i spitalit flet pas vdekjes së lehonës nga Vushtrria

Drejtori i spitalit flet pas vdekjes së lehonës nga Vushtrria

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Hajrullah Saraqi në një prononcim për Telegrafin ka folur për rastin e pacientes e cila ka ndërruar jetë në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore pas lindjes.

Saraqi ka thënë së komplikacionet kanë ndodhur pas operacionit, si pasojë e komplikimeve të mundshme që ndodhin nga anestezioni.

“Pacientja ka qenë në spitalin e Vushtrrisë ka qenë indikacion absolutë për operacion. Operacioni në aspektin gjinekologjik është kryer korrekt mirëpo, komplikacionet kanë ndodhur pas operacionit, si pasoj e komplikacioneve të mundshme që ndodhin në anestezion, ku pala paraprakisht është e informuar se asnjë anestezi në operacion nuk ka pa-rrezikshmëri”, ka thënë Saraqi.


Arratisje nga parkimi, hajdutët shkatërrojnë makinat (Video)
Lexo po ashtu Arratisje nga parkimi, hajdutët shkatërrojnë makinat (Video)

Sipas tij, në momentin e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësorë pacientja është dërguar në nivelin terciar.

“Pacientja është përcjell në mjekimin intensiv, pastaj është përcjell në repartin e maternitetit. Më vonë gjendja e saj është keqësuar, dhe e kemi pa të arsyeshme që pacientja të dërgohet në nivelin terciar.. Mund të ndodhin komplikacione të papritura, por nuk ka të bëj me nivelin profesional të mjekësisë. Dyert janë të hapura për çdo ekspertizë. Është lindja e saj e katërt”, ka thënë Saraqi për Telegrafi.

Ndërkaq, sipas raportit 24 të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti, i cili në polici ishte lajmëruar nga bashkëshorti i gruas së ndjerë, vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori