Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë pritet të shkojë për bisedime në Bruksel në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm.
Pas afër dy orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë. Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj ka thënë pas takimit me krerët e shtetit se temat që priten të hapet për diskutim me shtetin serb do të jenë ekonomia dhe fati i personave të pagjetur.
“Presim që në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm delegacioni shtetëror të këtë një vizitë me ftesë të Bashkimit Evropian në Bruksel. Aty ne do të shkojmë të përgatitur me temat që ne besojmë që do t’i trajtojmë me Serbinë. Sigurisht edhe Brukseli ka çka na thotë në këtë drejtim, kështu delegacioni dalëngadalë po shkon drejt funksionalizimit, siç e ka marrë mandatin në parlament”, tha Limaj, raporton KP.
Zëvendëskryeministri Limaj, ndër të tjera, tha se pret që shumë shpejt presidenti Hashim Thaçi do t’i pajisë me gjitha materialet e nevojshme mbi tematikat që janë diskutuar deri më tani.
“Temë e diskutimit ka qenë njoftimi i delegacionit për vizitat që kemi pasur me krerët e shtetit, përfaqësues ndërkombëtar këtu dhe gjithashtu pjesë e diskutimit ka qenë një raport i shkurtër i punës së delegacionit për përgatitjen e draft-platformës. Temë tjetër kemi pasur vizitat që ka me pasur delegacioni shtetëror. Sot kemi pasur takim me presidentin, ka qenë takimi i parë dhe në këtë takim biseduam me presidentin për të parë ku jemi me dialogun. Presidenti ofroi mbështetje të plotë delegacionit shtetëror me atë që është biseduar deri më tani ka mbetur që presidenti të furnizojë delegacionin me gjitha dokumentet që janë nënshkruar deri më tani”, tha ai.
Ndryshe, gjatë ditës sotme janë ndarë 300 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator, vendim ky që erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?