Kryetari i Grupit Parlamentar Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj kanë shpjeguar rëndësinë që kanë pesë kushtet e Partisë Socialdemokrate për Qeverinë dhe mosvarësia e Listës Srpska, në raport me Projekt-ligjin për ndarjet buxhetore, përkatësisht në politikat shtetërore të Republikës së Kosovës.
Në konferencën e sotme për media, Dardan Sejdiu ka shpjeguar efektin e jetësimit të pesë kushteve të PSD-së.
“Ligji për pagat synon paga të dinjitetshme, në përputhje edhe me kërkesat e sektorit të shëndetësisë, që kërkon masa urgjente për shkak të shërbimeve të dobëta shëndetësore dhe të ikjes së mantelbardhëve nga Kosova”, ka thënë ai.
Për kushtin e dytë, Ligjin për Dialogun, Sejdiu nënvizoi se ai mundëson që Kuvendi ta ketë rolin qendror në këtë proces.
Sejdiu ka sqaruar se Ligji për Qeverinë si kushti i tretë, nënkupton uljen e numrit të zëvëndës-ministrave në dy sosh, që pamundëson pazaret me këto pozita nga partitë e koalicionit qeveritar.
Ndërsa, lidhur me kushtin e katërt, ai tha se funksionalizimi i Ministrisë së Bujqësisë duhet të fillojë me shkarkimin e ministrit aktual, Nenad Rikallo, që është parakusht për ndërtimin e kapaciteteve të cilat do ta mundësonin zëvendësimin e importeve, transmeton Telegrafi.
“Kushti i pestë i domosdoshëm është reforma e tërësishme e sistemit pensional, me draftimin e një Kodi Pensional”, ka përfunduar Sejdiu, duke sqaruar se kjo reformë mundëson që meritorët të kenë qasje në skema pensionale dhe se kursen rreth 100 milionë euro nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, deputeti Dardan Molliqaj ka thënë se PSD-ja po ofron një qasje ndryshe në skenën politike, që po e bën në siklet edhe pushtetin, edhe opozitën. Duke përmendur rëndësinë e shtyerjeve të bindjeve politike dhe të rezultateve konkrete, ai ka thënë se pjesa tjetër e opozitës dhe pushteti po e ushqejnë idenë e konfliktit.
“Partitë e tjera opozitare nuk e kanë asnjë rezultat të vetëm në këtë mandat. Kanë investim për zgjedhjet e ardhshme për të cilat jemi të gatshëm, kurdo që do ta bëjmë shumicën parlamentare për ta rrëzuar Qeverinë, pa Listën Srpska”, deklaroi ai.
Molliqaj sqaroi se buxheti do të kalonte edhe pa votën e PSD-së, pasi që nuk nevojitet shumicë e kualifikuar, porse vota e Grupit Parlamentar të PSD-së në favor të projekt-ligjit për ndarjet buxhetore në lexim të parë, është rezultat i zotimit të Qeverisë për jetësimin e 5 kushteve të PSD-së dhe që buxheti i Republikës së Kosovës të mos varet nga Lista Srpska, që është instrument i Beogradit.
Ai shtoi se pushteti dhe opozita kanë qasjen e njëjtë ndaj Listës Srpska, pasi që pushteti u themelua përmes saj dhe se dy partitë e tjera opozitare po duan ta rrëzojnë qeverinë me Listën Srpska.
“Qasja e vetme ndryshe është ajo e PSD-së, e cila nuk do të ndërmarrë në asnjë rast veprime që e bëjnë Kosovën peng të Serbisë”, ka përfunduar Molliqaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje