LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: I aktivizojmë këshillat për parandalim dhe rrisim sigurinë

Spasovski: I aktivizojmë këshillat për parandalim dhe rrisim sigurinë

“Prania e policisë, prania e saj ndaj qytetarëve, gjithmonë dhe gjithkund është e kryesore si për shkak të realizimi më efikas të detyrave të punës së policisë ashtu edhe për shkak të bashkëpunimit më të afërt mes policisë dhe qytetarëve”, këtë e tha ministri Oliver Spasovski në seancën e sotme të këshillit vendor për parandalim në Komunën e Konçes.

“Funksionimi i këshillit vendor për parandalim këtu në komunën e Konçes është edhe një hap para në drejtim të realizimit të plotë të konceptit që e afirmojmë me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë – policia si shërbim i qytetarëve. Përafrimi më dinamik i policisë deri te qytetarët në mjediset vendore, pavarësisht në bëhet fjalë për mjedise rurale apo urbane, komunikim i rregullt, informim, edukim dhe e gjithë kjo me qëllim të rritet norma e përgjithshme e sigurisë të qytetarëve dhe të mirat e tyre materiale. Në të njëjtën kohë në mënyre drastike përmes aktiviteteve parandaluese dhe bashkëpunim do të ulet norma e kriminalitetit në mjediset vendore”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këshillat vendore për parandalim krahas zyrtarëve policor kompetent dhe përfaqësues të autoriteteve vendore mund të marrin pjesë edhe organizatat joqeveritare dhe qytetarët.


“Shpresoj se Këshilli vendor për parandalim pranë komunës Konçe do ta realizojë misionin e tij, Policia nga ana e saj do të bëj gjithçka që është në dorën e saj, në përputhje me kompetencat ligjore, dhe do të jep kontribut maksimal në funksionimin e këshillit” tha Spasovski.

Ministri Spasovski kishte takim pune dhe me kreun e komunës Konçe, Bllagoj Iliev ku biseduan për bashkëpunim të ndërsjelltë./Telegrafi/