LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa me amendamente të reja për ndryshimet kushtetuese

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa me amendamente të reja për ndryshimet kushtetuese

Shumica qeveritare është e bindur se ndryshimet kushtetuese do të marrin mbështetjen e nevojshme prej dy të tretave pavarësisht se nga blloku opozitar shqiptar do të propozojnë amendamente të reja.

Ata presin që ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare të votohen me më shumë se 80 vota, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tri amendamente do të propozojë Lëvizja Besa. Amendamente do të dorëzojnë edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Ata nuk zbulojnë se çfarë do të përmbajnë amendamentet por thonë se do t’i dorëzojnë në Kuvend në fund të javës.


Nga OBRM-PDUKM mbeten në qëndrimin se nuk do të marrin pjesë në fazën përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese, për shkak se debatet publike kanë qenë farsë dhe teatër dhe nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.

Deputetët mund të dorëzojnë amendamente më së voni para fillimit të seancës plenare që pritet të fillojë më 9 janar ndërsa miratimi përfundimtar është i paraparë të jetë më 15 janar ku do të duhet shumica prej dy të tretave./Telegrafi/