Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe strukturat e saj me rastin e 29 vjetorit të themelimit të partisë kanë bërë homazhe te varri i themeluesit dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti tha se sot janë mbledhur ta përkujtojnë liderin e tyre të ndjerë, e njëherësh, siç e quajti ai, edhe themeluesin e pavarësisë së Kosovës.
Hamiti tha ndër të tjerash që Rugova la pas vetes standarde të larta, që sipas tij duhet të ndiqen nga të gjithë.
“Është e natyrshme dhe e domosdoshme që të bëhen nderimet për themeluesin e LDK-së dhe themeluesin e pavarësisë së Kosovës. Ibrahim Rugova, që në nismë të organizimit të tij politik në Kosovë, ka krijuar standarde të larta të cilat duhet të ndiqen edhe nga LDK-ja, unë mendoj edhe nga qytetarët e Kosovës edhe nga organizimet e tyre. Ai ka krijuar standarde edhe për mënyrën e komunikimit, edhe për mënyrën e komunikimit në organizim politik, se solidariteti është domosdoshmëri në organizimet e rëndësishme nacionale”, ka thënë Hamiti.
Ai tha se pavarësisht ndryshimeve gjatë këtyre tri dekadave, normat rugoviane në LDK kanë mbetur të njëjtat, për të cilat tha se janë bërë premisa të zhvillimit dhe veprimit të kësaj partie.
“Do të ishte absurde të thuhet se LDK është si para 29 viteve. Jo, nuk mund të jetë e njëjtë. Edhe këto fjalë që i thashë në fillim, u përpoqa të them se standardet, normat, kriteret e veprimit, LDK-ja s’mund t’i ketë tjera përpos këtyre. Veprimi politik dhe lëvizjet shoqërore në Kosovë janë krejt të tjera. Brezat ndërrojnë, secili e ka sensibilitetin e vet. Çështja është që organizimet e tilla duhet të veprojnë në kohë, në rrethana që nuk janë njësoj, por standardet duhet të ruhen”, ka deklaruar Hamiti.
Pas homazheve te varri i Rugovës, LDK ka vazhduar me një manifestim kushtuar 29 vjetorit të themelimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A