LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se ata që po dalin nga VV-ja po përfundojnë në prehër të PDK-së

Kurti thotë se ata që po dalin nga VV-ja po përfundojnë në prehër të PDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës. Ai tha se 12 deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjitshëm të VV-së, Kurti tha se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, fillimi i këtij viti ka qenë paksa i pazakontë, sepse ende nuk po e kuptonim se një grup aktivistësh të dikurshëm por tentonin ta  dëmtojnë Lëvizjen dhe t’ia shkaktojnë asaj një aksident. Sigurisht ata nuk ia dolën ta dëmtojnë Lëvizjen, sepse shumica e simptizuesve tanë e analizuan mirë situatën”, tha ai.


Kurti shtoi se kësaj situate ia kuptuan të vërtetën vetëm dje.

“Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media mesazhet e tyre. Kjo e vërtetë nuk na gëzon aspak, përkundrazi na hidhëron”, shtoi i pari i VV-së, përcjell Kallxo.xom.

Kurti deklaroi se deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“12 deputetë Thaçi i paska blerë dhe tash janë borxhlinj të Thaçit dhe Kadrisë. Kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së. I pata lutur të qëndrojnë në Lëvizje, por paskam qenë i pashpresë për projektin e tyre. Thaçi e Veseli e kanë shfrytëzuar edhe lakminë e AAK-së dhe Nismës për pushtet”, tha ndër të tjera ai.

Kurti ka kritikuar ashpër edhe Qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Jeta po bëhet më e shtrenjtë. Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk tregoi ndonjë prirje për të zhvilluar ekonominë. Ajo e vijoi me avazin e vjetër, atë të asfaltit. Madje edhe taksën ndaj Serbisë e ka vendosur pa plan dhe synon ta heqë pa plan”, tha ai.

Kreu i VV-së tha se partia e tij politike është rritur edhe më shumë.

“Pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur dhe dëmtuar VV- në i kemi pasur mbi 5 mijë anëtarësime të reja. Sot kemi mbi 36 mijë e 500 anëtarë gjithsej, duke qenë një prej organizatave më të mëdha në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin e ardhshëm, qendra të Lëvizjes do t’i hapim në SHBA dhe Francë si dhe në shtete si Greqi, Kroaci dhe Itali, ku ka prezencë të madhe të mërgatës shqiptare”, tha Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Kronika e Zezë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori