LAJMI I FUNDIT:

Tre persona të dyshuar për të shtënat në Çair

Tre persona të dyshuar për të shtënat në Çair

Tre persona janë të arrestuar dhe do të dalin para gjyqtarit për një procedim paraprak, dhe një person është në arrati në lidhje me të shtënat që ndodhën dy ditë më parë në një parking prapa marketi në Çair, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se është iniciuar një procedurë hetimore kundër tre personave për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale – dhunë sipas Kodit Penal.

Të tre personat dyshohen se më 20 të këtij muaji në parkingun prapa një marketit në Çair, ata kryen dhunë që shkaktuan lëndime të rënda trupore ndaj një personi dhe shkaktuan një ndjenjë të pasigurisë dhe frikës në publik.


“Të dyshuarit iu afruan palës së dëmtuar dhe e sulmuan duke e goditur me grushte në fytyrë dhe trup. Një person i panjohur mashkull, i cili së bashku me ta, nxori armë zjarri dhe gjuajti me të dy plumba. Pastaj ai goditi të dëmtuarin në faqen e djathtë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në deklaratën e Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Incident i armatosur në Çair, ka të plagosur
Lexo po ashtu Incident i armatosur në Çair, ka të plagosur

Nga të shtënat u plagos Drejtori Ekonomik i Klinikës Gjinekologjike, Valon Bela. /Telegrafi/