Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dalë në mbrojtje Gjykatës për dënimin me 7 vjet burg të ashkaliut për grabitje me armë.
Me anë të një reagimi zyrtar, KGjK e ka konsideruar ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë deklaratat e disa deputetëve në lidhje me dënimin e të riut ashkali.
KGjK argumenton se kjo nuk është aktgjykimi i parë që për veprën penale të grabitjes është shqiptuar dënimi me burg prej 7 vjetësh, e që është minimumi i dënimit sipas ligjit.
“Lusim të gjithë akterët politikë që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e tilla tendencioze, dhe t’i lënë gjyqtarët të qetë në punën e tyre. Këshilli Gjyqësor i Kosovës qëndron fuqishëm pranë gjyqtarëve, duke i mbështetur në ushtrimin e funksioneve të tyre dhe duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre”, tha KGjK.
“Sistemi Gjyqësor i Kosovës, garanton gjykime të drejta, të paanshme dhe profesionale, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë se tyre etnike, racore, a fetare dhe bindjeve politike”, tha ky Këshill.
Ky është një nga rastet e rralla që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, reagon në mënyrë të tillë duke e publikuar edhe aktgjykimin me iniciale dhe me numër personal te personave të dënuar apo akuzuar.
18 vjeçari, Shenoll Tahiri u dënua me 7 vite burg, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për grabitjen me armë në një pikë të “Moneygram” në Podujevë, në shtator të këtij viti.
Vendimi i tillë nuk ka kaluar pa u komentuar nga deputetet e kuvendit.
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu pas këtij vendimi e ka kritikuar sistemin e drejtësisë i cili, sipas saj, të rinjtë po i dënon për 400 euro, ndërsa keqpërdoruesit e milionave po i liron.
“Me 7 vite burg, sistemi jonë i drejtësisë paska dënuar një 18 vjeçar të komunitetit ashkali për 450 euro pra ky sistemi i njëjtë që i liron dhe amniston zyrtarët e lartë dhe njerëzit e lidhur me ta, ani pse dyshohen për miliona keqpërdorime”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Kurse deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka konsideruar si vendim racist, dënimin e të riut.
“450 euro – 7 vjet burg? Rast tipik i racizmit, të cilit nuk i shpëton shteti dhe shoqëria jonë, kur është fjala për romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit. Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë, kudo”, ka thënë Krasniqi.
Por sa janë dënuar për vepra të ngjashme persona të tjerë në gjykatat e Kosovës?
Në janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Mitrovicë, Behar Gecin, Labinot Gecin dhe Blerim Shatrin, i dënoi me nga 1 vit e gjashtë muaj burgim për grabitje me armë në një pikë të PTK-së në Skenderaj.
Ata akuzoheshin se si grup i armatosur dhe të maskuar me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme kanë hyrë në objektin e PTK-së, në Skënderaj dhe me kërcenim të armës kanë marrë kasafortën në të cilën ka pasur para të gatshme dhe pulla postare në shumë prej 1.250 euro.
Në Gjakovë, Jetmir Ukëhaxhaj dhe Lorik Beqiraj ishin dënuar me nga 2 vite burgim për vjedhje të rëndë.
Ata u dënuan nën akuzën se duke përdorur forcën kanë hapur dyert e punëtorisë dhe kanë marrë një veturë të tipit “Mercedes A-Klas”, e po ashtu nën kërcënim të armës kanë marrë pasurinë e një punëtori në “Petrol Company”.
E njëjta Gjykatë e kishte dënuar Leotrim Bajramin me dy vite burgim për grabitjen e taksistit.
Bajrami akuzohej se pasi kishte udhëtuar me taksi nga Prishtina në Gjakovë nuk ia kishte paguar shërbimet taksistit dhe nën kërcënimin e armës (armë e rreme) i kishin marrë atij 25 euro.
Në Prishtinë, për grabitje të bankës “Raiffaisen”, Adil Krasniqi ishte dënuar me katër vjet burg, ndërsa Sami Bajrami me tre vite.
Gjykata në Prishtinë, Besnik Tërrnavën e Fitim Rafunën, i kishte dënuar me nga 10 vite e 3 muaj burgim për grabitjen e 17 personave.
E njëjta gjykatë e kishte dënuar Arjan Delijën me 3 vite e 3 muaj burg. Ai akuzohej se kishte hyrë në një shtëpi ku po jetonte një grua e vetmuar dhe pasi që e kishte sulmuar atë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, të njëjtës ia kishte grabitur një telefon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë