LAJMI I FUNDIT:

Voziti gjashtë javë me tiketën fituese në furgon, pa e ditur se ka fituar lotarinë: “Gati humba 85 milionë euro” (Foto)

Voziti gjashtë javë me tiketën fituese në furgon, pa e ditur se ka fituar lotarinë: “Gati humba 85 milionë euro” (Foto)

Andrew Clark nga Lincolnshire e Anglisë, voziti për gjashtë javë furgonin e tij, pa e ditur se në kapakun e tavanit, e ka tiketën e lotarisë me të cilën ka fituar 85 milionë euro.

Ndërtimtari i vetëpunësuar, punoi në mot të ftohtë për çdo ditë të javës me furgonin  e vjetër Peugeot Expert, megjithëse ishte bërë një milioner, transmeton Telegrafi.

Gjyshi i tre nipërve, është bërë fituesi i 12-të më i madh ndonjëherë, në lotarinë që zhvillohet në Britanisë e Madhe. Festat e fundvitit erdhën herët për 51-vjeçarin, i cili kur kuptoi për fitoren e madhe, po konsideron një pensionim të hershëm.


Clark me të dashurën, pasi fitoi lotarinë

Clark që e konsideron vetën si ‘njeriu që gati i humbi 85 milionë’ as që i shkonte mendja ta shikonte tiketën, derisa e bindi e dashura Trisha Fairhust. Gjithçka ndodhi, në kohën kur po vinte koha e fundit që një fitues ta pranonte fitoren, përndryshe do kalonte afati dhe mund të humbiste.

“Ajo do të ketë të gjitha gjërat që i dëshiron, gjatë tërë jetës së saj”, ka thënë Clark, për të dashurën e tij, që e bindi ta shikonte tiketën.

Nissan Qashqai i ri, para shtëpisë ku banojnë ende

Me paratë e fituara, ai bleu një shtëpi me katër dhoma gjumi që kushton 100 mijë euro, si dhe një Nissan Qashqai, si dhe do t’ju ndihmojë 20 anëtarëve të ngushtë të familjes.

“Për çdo fund vit ata do të vijnë në Angli, ku do të kalojmë festat në ambientet më luksoze” ka thënë ai, i gëzuar për fitoren. /Telegrafi/