Ai është shpërngulur nga Kamenica, në fshatin Zllatar, i cili ndodhet pak kilometra larg Prishtinës.
Në kohën kur kishte ardhur familja e tij, ky fshat numëronte vetëm tre shtëpi.
Banori, Jahir Shillova, ka thënë se familja e tij ka qenë ndër të parët që janë shpërngulur në këtë vend.
Sipas tij, për Zllatarin thuret një gojëdhënë interesante.
“Sipas gojëdhënave të serbëve kanë ardhur mushkat me ari këndej dhe kanë shkuar nga spitali në Matiçan. Kur kanë arrit në pjesën e Gërmisë ata kanë dalë pa arin. Prej asaj kohe mendohet se diku këndej është fshehur ai ari, dhe nga ajo kohë ka mbetur si fshati i arit”, shprehet për RTV Dukagjinin Jahir Shillova.
Ky vend, ndodhet mes tri kodrave të mëdha. Ndërsa shtëpitë mbesin në një ultësirë. Për këtë arsye, banorët ndryshe e quajnë këtë fshat edhe Lugmir.
Ndonëse të gjithë kanë ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës, sipas Jahir Shillovës, ky vend çdoherë ka qenë i qetë dhe pa probleme.
“Kemi ardhur nga viti ’64. Kam qenë 2 vjeçar , por nga momenti që kam filluar të mbaj mend, e di që është bërë jetë e vështirë. Por krahasuar me ditët e sodit ka qenë një dashni mes njerëzve dhe një harmoni për jetën”, thotë më tej Jahir Shillova.
Banori Sylë Imeri, është ndër më të vjetrit në fshatin Zllatar. Kishte qenë i vogël, kur ai bashkë me familjen e tij ishin shpërngulur këtu. Sipas tij, traditat dhe çdo gjë tjetër ka ndryshuar në këtë vend.
“Jemi të ardhur nga vitet e ’70-ta. Jemi të ardhur nga Komuna e Kamenicës. Nga ajo kohë deri më sot jetojmë. Në kohën kur ne kemi ardhur kanë qenë edhe katër shtëpi tjera. Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Rrugën e kemi bërë me kontributet tona. Edhe shtyllat vetë i kemi sjellë”, deklaron banori Sylë Imeri.
Fshati me forma të veçanta, krijon një pamje që të josh syrin me shtëpitë e vendosura, përkrah njëra tjetrës.
Banori Jahir Shillova, ka thënë se tanimë nuk mund ta ndërrojë këtë vend me asnjë tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze