LAJMI I FUNDIT:

Në lëndën “Titanik” prezantohen dëshmitë materiale të PSP-së

Në lëndën “Titanik” prezantohen dëshmitë materiale të PSP-së

Me prezantimin e dëshmive materiale në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdoi seanca për lëndën “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.

Prokurori Publik Burim Rustemi prezantoi dokumente, lista të vendeve zgjedhore. PSP lëshoi edhe bisedë telefonike mes një të punësuar në Qendrën për Komunikim nga OBRM-PDUKM dhe bashkëbisedues ku dëgjohet se si “e punësuara” nga OBRM-PDUKM e pyet bashkëbiseduesin nëse personat e tij të propozuar kanë votuar duke i thënë të mos japin deklarata para OSBE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, bashkëbiseduesi i konfirmon se do të jetë ashtu siç kërkojnë ata. Për këtë dëshmi reagoi avokati i Vaslievskit, sepse, sipas tij, kjo është bisedë ilegale e dëgjuar nga ana e gazetare dhe kërkoi të mos quhet në procedurë.


Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./Telegrafi/