LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Washingtoni dhe Brukseli po e duan Hashim Thaçin si lojtarin kryesor në marrëveshje (Video)

Mushkolaj: Washingtoni dhe Brukseli po e duan Hashim Thaçin si lojtarin kryesor në marrëveshje (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se letra e Trumpit drejtuar Thaçit ka shtyrë LDK-në të reflektojë sa i përket procesit të dialogut.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK-ja e ka vendin e vet në bisedime pasi ka qenë në vazhdimësi pjesë e procesit.

Mushkolaj ka thënë se për herë të parë po dihet se SHBA është e përfshirë direkt në dialogun Kosovë-serbi.


“Mesazhet e ardhura nga BE dhe presidenti Trump na tregojnë se situata është shumë serioze. Është shumë e rëndësishme se Shtëpia e Bardhë dhe SHBA-të janë të përfshira direkt në bisedimet Kosovë- Serbi”.

Analisti ka thënë se ka dakordim në vija të trasha mes fuqive të mëdha, dhe sipas tij edhe takimi mes Putinit dhe Thaçit nuk mund të kishte ndodhur pa këtë dakordim.

“Detajet do të duhet të zgjidhen mes presidentëve të dyja vendeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se Uashingtoni dhe Brukseli po e duan Hashim Thaçin si lojtarin kryesor në marrëveshje.

Ai ka shtuar më tej se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet ajo do të jetë shtetërore dhe çfarëdo koalicioni që do të vij më pas do të jetë i obliguar ta zbatojë atë.

“Më mirë të jenë pjesë e procesit dhe të shohin çfarë marrëveshje po arrihet, sesa më pas të obligohen të zbatojnë marrëveshjet e arritura nga të tjerët”, tha ndër të tjera analisti Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori