Nëse nuk keni vendosur se ku do ta pritni Vitin e Ri, Shkupi është zgjidhja për ju
Maqedonia ka një përshtypje si një vend që asnjëherë nuk flenë. Kryeqyteti Shkupi është zemra urbane e metropolit që troket 24/7 – zgjidhje ideale për pauzë në qytet. Nuk ekziston ditë e javës të mos mundeni të kënaqeni në jetën e natës që e ofron Maqedonia, klubet e natës, restorantet dhe baret janë të hapura çdo natë, sikur të jenë ethet e të shtunës.
Shkupi – qytet i trashëgimisë historike dhe jetesës urbane!
Jeta atraktive e natës në Shkup karakterizohet me vende interesante, ku mund të kaloni orë të tëra duke u zbavitur me lloje të ndryshme të ahengjeve të cilat i ofron ky qytet. Shkupi është i njohur me muzikë live, në veçanti rok bendet live. Nëse jeni dashamirë i muzikës rok, përgatituni për kërcim me hitet e mira të vjetra dhe të reja. Klubet dhe baret garojnë me pjesën tjetër të Evropës, me paletën e tyre të enterierit dhe muzikës. Prej atyre botërisht të njohur haus dhe hip hip di -xhej deri në rok dhe xhez live, muzikë tradicionale deri në ritmet e ish -YU muzikës – ka diçka për shijen e secilit. Për këtë shkak vishuni mirë dhe lejoni nikoqirin t’ua tregojë jetën e natës në qytet.
Në baret dhe restorantet me pamje nacionale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, keni mundësi që të takoheni me shpirtin e vërtetë të qytetit. Restorantet me ushqim autentik të Maqedonisë do t’ju tërheqin me atmosferën e vet relaksuese, stilet e ndryshme dhe ekskluzivisht me verën, rakinë dhe birrën maqedonase.
Shëtituni nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit që ta ndjeni zemrën dhe shpirtin e qytetit të Shkupit! Shkupi me një trashëgimi historike 2000 vjeçare, i shndërruar në metropol moderne të jetesës urbane! Qyteti i kontrastit mes të vjetrës dhe të resë është vetëm disa hapa dhe do t’ju kthejë mbrapa në kohë.
Kishat dhe xhamitë e vjetra të cilat gjenden në pjesën e vjetër të qytetit janë shembull tipik për jetën e ndryshme në Maqedoni dhe përfshirjen e jetesës së kaluar dhe të tanishmes së njerëzve. Udhëtimi nga e kaluara në të ardhmen mund të bëhet vetëm me kalimin e një ure – Urës së Gurit. Gjatë ekzistimit të saj 6 shekullor të ekzistimit, simboli i Shkupit shumë herë ka qenë i rindërtuar, por sot i vendosur në flamurin e qytetit si element kryesor i cili e lidh historinë dhe të tanishmen. Duke e lënë pas vete të kaluarën dhe qytetin e vjetër, i riu ofron përvojë krejtësisht të ndryshme, për sytë dhe barkun e turistëve. Aroma e këndshme e ushqimit që vjen nga çdo kënd i mundshëm i qytetit, do t’i përmbush pritjet pastro të një udhëtari botëror, por njëkohësisht do të ofrojë kënaqësi absolute me arkitekturën e vet dhe zgjidhjet kreative të qytetit.
Qyteti është i njohur ndërkombëtarisht me atë që është vendlindja e Nënës Terezë. Në vitin 2009 në Shkup u ndërtua shtëpia përkujtimore e përkushtuar për jetën dhe punën e kësaj gruaje të mrekullueshme. Vendlindja e saj u bë atraksioni më i njohur Shkup dhe është pjesë përbërëse e hartës turistike në Republikën e Maqedonisë. Në hyrje është shkruar porosia për mirëseardhje të ngrohtë, si përkujtim i kësaj gruaje të jashtëzakonshme: “Çdo herë të përshëndeteni me buzëqeshje, për shkak se buzëqeshja është fillim i dashurisë”.
Shkupi është vend interesant dhe me siguri do të duhet më shumë se një ditë për të parë se si funksionon ky qytet dhe çfarë mund të ofrojë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Doni të dini kur do martoheni? Shikoni vijat në dorën tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos