LAJMI I FUNDIT:

Këto janë objektivat kryesore të Draft-marrëveshjes për dialogun me Serbinë (Video)

Këto janë objektivat kryesore të Draft-marrëveshjes për dialogun me Serbinë (Video)

Qeveria e Kosovës ka përgatitur Draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mes tjerash thuhet se pala serbe që nga fillimi i dialogut nuk ka qenë e gatshme të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

RTV  Dukagjini ka siguruar Draftin e marrëveshjes që pritet të prezantohet në bisedimet me Serbinë nga ekipi i ri negociator, përbërja e të cilit u votua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ky ekip kryesohet nga Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, si dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria e PSD.


Sipas këtij drafti të siguruar  thuhet se:  Republika e Kosovës pajtohet të përmbahet nga çdo lloj veprimi që mund të ndikoj në pjesëmarrjen e komunitetit serb në aktivitete lokale, regjionale, ndërkombëtare, të organizatave jo qeveritare.

Haradinaj: Do ta prezantojmë draft-librin e madh për marrëveshjen obligative me Serbinë
Lexo po ashtu Haradinaj: Do ta prezantojmë draft-librin e madh për marrëveshjen obligative me Serbinë

Komuniteti serb i Kosovës dhe anëtaret e tij duhet të kenë të drejtën e përfaqësimit në organet publike dhe të ndërmarrjeve publike të të gjitha niveleve, përfshirë shërbimet policore të zonës së banuar nga ky komunitet.

Në mesin e 16 kapitujve të draft marrëveshjes flitet edhe për zgjedhjet në komunat veriore ku thuhet: Palët pajtohen se zgjedhjet në komunat veriore organizohen  nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve në Kosovë në koordinim me ligjet dhe rregulloret për zgjedhjet në Kosovë.

Objektivat kryesore të Draft-marrëveshjes janë:

Që palët të njohin  sovranitetin shtetëror  dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Të adresohen çështjet  që ndërlidhen me suksesionin  nga shpërbërja e Jugosllavisë, si për shembull  pensionet dhe borxhet e jashtme.

Të ketë drejtësi për krimet e luftës, angazhim për zbardhjen e personave të zhdukur, njohjen e viktimave  të dhunës seksuale  dhe reperacionet, të zgjidhen problemet si njohja reciproke, energjia, telekomunikimi, transporti.

Të mundësohet lëvizja e lirë  e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në harmoni  të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian.

Në pjesën që ka të bëjë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare thuhet se: Pas hyrjes në fuqi te kësaj marrëveshje, Palët dhe Garantuesit pajtohen te iniciojnë procedurën për pranimin e Kosovës në  Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke njohur këtë marrëveshje dhe të pranojnë Kosovën si anëtare të plotë të Kombeve te Bashkuara.

Palët pajtohen që nuk do bllokojnë apo inkurajojnë të tjerët të bllokojnë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, duke mos lënë anash Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evrope.

Rezoluta bënë thirrje që të dyja palët edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendet e të dyja shteteve pas nënshkrimit të saj në Bruksel./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Politikë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Politikë
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kalo në kategori