LAJMI I FUNDIT:

Aliu: U kërkoj falje votuesve që u kam bërë thirrje të votojnë Shpend Ahmetin (Video)

Aliu: U kërkoj falje votuesve që u kam bërë thirrje të votojnë Shpend Ahmetin (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se PSD-ja ka luajtur me lojën e numrave me opozitën.

Aliu, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimi i qëndrimit të PSD-së nuk është diçka e thjeshtë, pasi ata kanë pasur një të kaluar të përbashkët në protesta.


“Në momentin kur ti ndryshon qëndrim dhe e kaluara jote ka pasur pasoja, madje edhe me humbjen e jetës së Astrit Deharit, nuk është shumë e thjeshtë të thuash po mendoj ndryshe”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje u ka kërkuar falje votuesve që kanë votuar Shpend Ahmetin dhe deputetëve të tjera tashme të PSD-së.

“U kërkoj falje atyre votuesve që unë u kam bërë thirrje të votojnë Shpend Ahmetin dhe u kërkoj falje atyre votuesve që u kam kërkuar të votojnë këta deputetë [të PSD-së] që janë sot. Për shumë nga këta deputetë [të PSD-së] kam bërë edhe postime të veçanta”, tha Aliu, përcjell Telegrafi.

Duke folur për zhvillimet e fundit me taksën, Aliu ka thënë se Vetëvendosje është në krah të Haradinajt në lidhje me këtë çështje.

“Jemi dakord me Kryeministrin për taksën. Ai le t’i përmbahet pikës së njëjtë”.

Sa i përket rezolutës së fundit të miratuar në Kuvendin e Kosovës, Aliu ka thënë se është një situatë qesharake, kur LDK-në dhe Vetëvendosjes e përfaqëson Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori