LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri i bën për vete të gjithë, tifozët tani këndojnë edhe këngë për të: Krejt çka na duhet neve është Shaqiri, Shaqiri!

Shaqiri i bën për vete të gjithë, tifozët tani këndojnë edhe këngë për të: Krejt çka na duhet neve është Shaqiri, Shaqiri!
LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 27: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Liverpool FC and Cardiff City at Anfield on October 27, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët e Liverpoolit.

Ylli nga Kosova iu bashkua skuadrës nga Anfield verën e këtij viti nga Stoke City për vetëm 15 milionë euro.


E duket se transferimi i tij nga Jurgen Klopp ka qenë shumë i qëlluar, pasi gjilanasi ka shkëlqyer me fanellën e kuqe.

Klopp me fjalë të mëdha për Xherdanin pasi ia siguroi fitoren: Shaqiri është futbollist me aftësi të mrekullueshme
Lexo po ashtu Klopp me fjalë të mëdha për Xherdanin pasi ia siguroi fitoren: Shaqiri është futbollist me aftësi të mrekullueshme

Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj rivalit Manchester United, Shaqiri u inkuadrua nga banka rezervë për t’i shënuar dy gola dhe për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij 3-1.

Xherdan Shaqiri dhe Jurgen Klopp. (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

E në fundin e ndeshjes tifozët e The Reds kanë filluar të këndojnë këngë për Shaqirin duke thumbuar edhe rivalët e urryer të Manchesterit.

“Pogba dhe Lukaku janë blerë për 170 milionë funte, por krejt çka na duhet neve është Shaqiri për 13 milionë”.

“Shaqiri është i vogël, është i rrumbullakët, e ka kokën afër tokës, Shaqiri, Shaqiri”, ishte kënga e tifozëve të Liverpoolit.

Xherdan Shaqiri duke falënderuar tifozët e Liverpoolit për mbështetjen e madhe. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Shaqiri deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin, ku ka realizuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime.

Për ta dëgjuar këngën e tifozëve të Liverpoolit, klikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori