LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri i Serbisë: Nëse vazhdon taksa 100%, mallrat serbe do të zhduken nga Kosova

Zëvendëskryeministri i Serbisë: Nëse vazhdon taksa 100%, mallrat serbe do të zhduken nga Kosova

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, ka thënë se shitja e mallrave serbe në Kosovë praktikisht është ndërprerë.

Lajiq në një intervistë për Prva, ka thënë se sipas të dhënave nga dogana, nga 21 nëntori kur hyri në fuqi masa e takës 100 për qind, e deri më 11 dhjetor, në territorin e Kosovës kanë shkuar 30 milionë euro më pak mallra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Është dëm i madh nëse vazhdohet me këto masa, kjo praktikisht do të thotë se do të ndërpritet tregtia e mallrave serbe, pra nëse vazhdon kjo masë, mallrat serbe do të zhduken atje”, tha Lajiq, përcjell Telegrafi.


Ai tha se kushti është që masa të largohet në mënyrë që dialogu të kthehet dhe të diskutohet për të gjitha temat.

“Kosova këmbëngul se ne e kemi shkelur marrëveshjen e CEFTA-së, ta shohim se si e kemi shkelur ne atë marrëveshje. Masat duhet të hiqen e pastaj mund të hapen për diskutim të gjitha temat ekonomike dhe politike”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori