LAJMI I FUNDIT:

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa komuna, reagon ministri Valdrin Luka

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa komuna, reagon ministri Valdrin Luka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdri Lluka, ka komentuar ndërprerjet e energjisë elektrike në disa komuna të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Lluka ka bërë të ditur se përderisa për Suharekën investimi nga KOSTT është finalizuar dhe nuk pritet të ketë ndërprerje për shkak të mirëmbajtjes, në Fushë Kosovë situata mund të jetë më e ndërlikuar.

Lluka ka thënë se po punon shumë për të zgjidhur problemet e energjisë elektrike.


“Kam pranuar ankesa të shumta për mungesë të energjisë elektrike në këto dy komuna, dhe personalisht jam kujdesur që të shikojmë zgjidhjen e problemeve në mënyrë që qytetarët e këtyre dy komunave të kenë qasje në këtë shërbim bazik për nevojat e tyre. Në këtë moment, duke ju falënderuar bashkëpunimit të institucioneve relevante, të dy komunat kanë energji elektrike. Përderisa për Suharekën investimi nga KOSTT është finalizuar dhe nuk pritet të ketë ndërprerje për shkak të mirëmbajtjes, në Fushë Kosovë situata mund të jetë më e ndërlikuar”, ka thënë Lluka.

Ai ka sqaruar reduktimet e energjisë elektrike në Fushë Kosovë dhe Suharekë.

“KOSTT është paraparë të investoi në Fushë Kosovë për të përballuar zgjerimin/ndërtimin e shpejtë që ka rritur kërkesën për energji elektrike më shumë se kudo tjetër në Kosovë, mirëpo një investim i tillë nuk është arritur të realizohet këtë vit për shkak të mungesës së financave si rezultat i mos implementimit të marrëveshjes për energji nga ana e Serbisë”, thotë Lluka.

Sipas tij, për shkak të mbingarkesës, trafot aktuale nuk kanë qenë të mjaftuara dhe si rezultat, ka pasur reduktime.

“Sidoqoftë, për të bërë zgjidhje të shpejtë, KEDS ka investuar në një trafo shtesë që bënë të mundur pjesërisht shpërndarjen e kësaj ngarkese e cila është në realizim e sipër. Edhe pse për momentin e gjithë Fushë Kosova ka rrymë, kjo situatë është e pa parashikueshme, varësisht prej ngarkesave që mund të vijnë. Tani, në këto momente, drejtori i mirëmbajtjes po qëndron në Fushë Kosovë për të përcjellur situatën nga afër dhe për të siguruar furnizim të rregullt. Përndryshe, Suhareka ka energji elektrike dhe nuk pritet të ketë reduktime të mëtejme. Për çdo gjë, mbetëm afër jush për të ndihmuar në këto ditë të ftohta”, ka shkruar në fund Lluka./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori