LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm, ajo i kontribuon paqes në rajon

Thaçi: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm, ajo i kontribuon paqes në rajon

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se pavarësisht diskutimeve në Këshillin e Sigurimit formimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm.

Thaçi të hënën do të marrë pjesë në mbledhjen e KS të OKB, të thirrur nga Rusia e Serbia, pas miratimit të ligjeve nga Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për votimin e ligjeve për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.


“Ushtria u krijua në përputhshmëri të plotë me mandatin kushtetues ligjor. Ka qenë ditë e mrekullueshme me një votim pothuajse unanim në Kuvendin e Kosovës. Vendimi ka bashkuar gjithë njerëzit në Kosovë. Ndihem shumë mirë që Ushtria e Kosovës është themeluar pas punës dhe angazhimit të madh që e kemi pas me partnerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Thaçi.

Më tej ai ka thënë se pjesëmarrja e komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës është pozitive.

“Kemi 10% nga komunitetet, 5% nga komuniteti serb. Ushtria e Kosovës do të prodhojë më tepër paqe dhe stabilitet. Themelimi i ushtrisë, pavarësisht diskutimit që do të ndodhë në Këshillin e Sigurimit është proces i pakthyeshëm. Nëse Serbia është e zemëruar me formimin e ushtrisë, serbët e Kosovës janë rehat dhe komod me themelimin e ushtrisë”, tha presidenti Thaçi.

Ai tutje ka thënë se ushtria e vendit do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Thaçi foli edhe për rezolutën për dialogun me Serbinë e cila është votuar dje në Kuvend, duke thënë se ishte një lajm i përgjegjësisë kombëtare dhe kushtetuese.

“Pas themelimit të ushtrisë lajmi tjetër i rëndësishëm është edhe votimi në Kuvend nga deputetet të një rezolute dhe një ekipi sa më të gjerë politik, duke i krijuar mundësi edhe shoqërisë civile për t’u përgatitur për fazën e fundit në dialogun me Serbinë. Ky do të jetë dialogu final dhe do të rezultojë me marrëveshje të përhershme dhe njohje reciproke”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori