Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është i bindur që gjatë vitit 2019 do të fillojë konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe do të shkatërrohen grupet kriminale.
Tahiri thotë se është bërë avancim i ligjeve në sistemin e drejtësisë dhe që nga momenti që do të hyjnë në fuqi, gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë instrumente për luftimin e korrupsionit dhe pasurisë së fituar jashtëligjshëm.
“Besoj që viti i ardhshëm të jetë më i fuqishëm në luftimin e këtyre dukurive, sepse janë ngritur kapacitetet brenda gjyqësorit, prokurorisë, kemi bërë avancim të ligjeve. Mendoj që do të jetë prioritetit im që të konfiskohen pasuritë që janë fituar paligjshëm”, tha Tahiri për Ekonomia Online.
“Në momentin që hyn në fuqi pas gazetës zyrtare sepse është çështje ditësh, dhe prokurorët dhe gjyqtarët kanë instrumente të veprojnë për zbatimin e këtyre ligjeve. Viti 2019 do të jetë vit që do të tregojmë suksese edhe më të mëdha në konfiskimin e pasurisë së paligjshme, në shkatërrimin e grupeve të krimeve, që janë marrë me haraç e fajde”, tha Tahiri .
Tahiri shton se është përmbushur, kushti i fundit për liberalizim të vizave, që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas tij, ka një mekanizëm përcjellës ku janë vendosur rastet e shënjestruara për liberalizimi.
Sa i përket deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, se ligjet nuk mjaftojnë për luftimin e korrupsionit, por duhen veprime, në linjë me këto deklarime është edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai pohon se ishte shqetësim edhe i tij, se në Kosovë nuk është luftuar kënaqshëm korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para