LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Me rezolutë, Kosova ia mbylli derën dialogut

Vuçiq: Me rezolutë, Kosova ia mbylli derën dialogut

Pas miratimit të Rezolutës për dialog nga Kuvendi i Kosovës, ka reaguar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq sipas medieve të Beogradit ka thënë se nuk është i mahnitur me rezolutën të cilën e ka miratuar Parlamenti i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, duke vlerësuar se Prishtina në esencë dëshiron t’ia mbyllë dyert çdo lloj dialogu me Beogradin.


Kosova është e gatshme për dialog por, siç thotë ai, “për çka të bisedohet pas miratimit të rezolutës”.

Presidenti serb ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se do të rrëfehet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të Prishtinës për të formuar ushtrinë.

Lidhur me taksën, që Kosova i ka vënë produkteve serbe, ai e ka vlerësuar si “kurth” në mënyrë që Serbia të hyjë në ndonjë konflikt më drastik të armatosur.

Sipas tij, Marrëveshja e Brukselit për Beogradin ka qenë “kompromis i vështirë”, por Beogradi ka plotësuar obligimet e tij.

“Është e qartë se nuk e kemi përkrahjen në vend për zgjidhjen me Kosovën. Unë nuk e kam atë zgjidhje, e imja ka qenë që të luftoj. Duhet ta arrijmë këtë. Unë kam thënë se demarkacioni është kompromis. Çdo kompromis është shpëtim për Serbinë, por vështirë do ta kemi ta gjejmë zgjidhjen pas deklarimeve të këtilla në Prishtinë”, ka theksuar Vuçiq për mediet në Beograd./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori