LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Ushtria është atributi unik i shtetit tonë të ri

Pacolli: Ushtria është atributi unik i shtetit tonë të ri

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë qytetarët e me rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pacolli ka thënë se kishte nderin dhe privilegjin që sot informoj shumicën e vendeve dhe institucioneve të botës, për hapin historik të Republikës së Kosovës, tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ushtri bashkëkohore, sikurse të gjitha ushtritë e vendeve demokratike.

” Në esencë mesazhi i përcjellë nga ana ime në të gjitha adresat relevante diplomatike kudo në botë, nënvizon që Republika e Kosovës synon t’i shërbejë dhe të jetë pjesëmarrëse aktive në nisma, zhvillime dhe projekte të sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli.


Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetar të Republikës së Kosovës,

Sot kam pasur nderin dhe privilegjin që në vazhdimësi të informoj shumicën e vendeve dhe institucioneve të botës, për hapin historik të Republikës së Kosovës, tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ushtri bashkohore, sikurse të gjitha ushtritë e vendeve demokratike.

Të njëjtat i kam informuar se tranzicioni nga Forca në Ushtri, është proces i kujdesshëm, transparent, e demokratik, përmes të cilit do të përfitojë jo vetëm

Republika e Kosovës, por edhe siguria dhe stabiliteti në nivel rajonal, evropian dhe global.

Në esencë mesazhi i përcjellë nga ana ime në të gjitha adresat relevante diplomatike kudo në botë, nënvizon që Republika e Kosovës synon t’i shërbejë dhe të jetë pjesëmarrëse aktive në nisma, zhvillime dhe projekte të sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Sigurisht se deri sot Serbia ka bërë një fushatë të egër dhe primitive kundër këtij momenti historik, dhe komunikimi im me të gjitha vendet, institucionet dhe adresat tjera diplomatike, mes tjerash, ka pasur si qëllim që të degradojë narracionin e rremë të Serbisë.

E vërteta është një dhe e vetme, Ushtria është forcë e Republikës dhe qytetarëve dhe e cila reflekton karakterin kushtetues e divers të vendit. E njëjta ka qenë, është, dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë strategjik me NATO-n, si ombrellë dhe hisedare e sigurisë në rajon. Në fakt, përderisa vendet tjera kanë ndjekur rrugëtimin e hyrjes në NATO, ne kemi përparësinë që ta kemi NATO-n brenda në Kosovë. Tashmë nga sot, rrugëtimi ynë strategjik ka marrë një tjetër hov!

Ushtria është atributi unik i shtetit tonë të ri,
Urime!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori