LAJMI I FUNDIT:

Kandiq: Përgjegjëse për vrasjet në kafiterinë “Panda” në Pejë, janë organet shtetërore të Serbisë (Video)

Kandiq: Përgjegjëse për vrasjet në kafiterinë “Panda” në Pejë, janë organet shtetërore të Serbisë (Video)

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD), Natasha Kandiq thotë se e kujton shumë mirë krimin makabër të ndodhur para 20 vitesh në qytetin e Pejës, i njohur si rasti “Panda”.

Kandiq në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kishte biseduar me shqiptarët pas rastit dhe asnjëri nga ta nuk pranonte se ai krim ishte kryer nga ana e tyre.

“Ka pasur mjaft arrestime, dhe tërë kohën thuhej se ky krim ishte kryer nga shqiptarët. Në Serbi ishte prezentuar ky rast si një ndër krimet më të rënda që kanë kryer shqiptarët e UÇK-së”.


Sipas drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare, në fund të hetimeve në atë kohë asgjë nuk u zgjidh dhe qëllimi ishte të përkeqësoheshin raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Para katër viteve edhe kryeministri i atëhershëm kishte thënë se perceptimi për rastin “Panda” [se e kishin kryer masakrën shqiptarët] ishte i gabuar. Sipas informacioneve që kishte tha se rasti nuk kishte të bënte me shqiptarët dhe se kur të delte e vërteta të gjithë do të mbeteshin të shokuar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kandiq thotë se edhe familjarët e viktimave nuk e kanë kuptuar pse ky rast është kaq shumë i ndërlikuar.

“Askush nuk e di se kush dhe në emër të kujt është bërë ky krim. Por, e mira është se shqiptarët më nuk kanë gisht në këtë rast”.

Ajo thotë se përgjegjëse për atë krim janë organet shtetërore të Serbisë.

“Unë mendoj se ekzistojnë informacione për këtë, por ka edhe probleme politike…Kur organet shetërore janë të përfshira në këto raste, vështirë të arrihet deri te e vërteta”, tha ndër të tjera Natasha Kandiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori