Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.J,për shkak të veprave penale Falsifikimi i dokumentit nga neni 398 të KPK-së, Prezantimi i rremë nga neni 417 të KPK-së dhe veprën penale Spiunazhi nga neni 131 par. 4 të KPK-së.
“Të pandehurit E.J iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.J me datë 01.12.2010 kishte përpiluar dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal me të cilin kinse e ka themeluar marrëdhënien e punës në Agjensinë Kosovare të Inteligjencës, me pozitë Udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit, po ashtu kishte përdorur dokumentin – vendimin e falsifikuar të Qeverisë së Kosovës në të cilin kishte themeluar marrëdhënien e punës duke u vetëpunësuar si zyrtar i Agjensionit Kosovar të Inteligjencës, në pozitën Udhëheqës i planeve strategjike për mbrojtjen e vendit, ashtu që ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar i AKI-së me qëllim që t’i shmanget kontrolleve nga organet përgjegjëse dhe duke u paraqitur si zyrtar i AKI-së kishte mbledhur të dhëna dhe dokumente të falsifikuara duke krijuar qasje në dokumente dhe të dhëna të besueshme”, thuhet në njoftimin për media.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.J është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprat e njëjta apo të ngjashme penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!