LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i UEFA-S, Ceferin i jep përkrahje të fuqishme presidentit Ademi dhe FFK-së

Presidenti i UEFA-S, Ceferin i jep përkrahje të fuqishme presidentit Ademi dhe FFK-së

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka pritur sot në selinë e tij presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu.

Lajmin e ka konfirmuar FFK në ueb faqen e tyre.

“Në këtë takim tejet miqësor dhe të përzemërt, presidenti Ceferin i dha përkrahje të fuqishme dhe të vazhdueshme presidentit Ademi dhe FFK-së, si dhe shprehu gatishmërinë për ta përkrahur strategjinë e futbollit për FFK-në dhe projektet të cilat ia paraqiti presidenti Ademi për vitet në vijim|.


“Po ashtu, presidenti i UEFA-s u shpreh tejet i kënaqur dhe i mahnitur me zhvillimin, organizimin dhe punën e FFK-së dhe përgëzoi presidentin Ademi për punën e tij, si dhe për rezultatet e ekipeve kombëtare të të gjitha kategorive dhe sidomos të Kombëtares A”.

“Çeferin shprehu dëshirën që ta vizitojë sërish Kosovën dhe ta shikojë nga afër edhe një ndeshje të kualifikimeve për Evropianin 2020 në stadiumin “Fadil Vokrri””.

“Çeferin përgëzoi Ademin dhe Salihun edhe për raportet e mira me institucionet e shtetit të Kosovës dhe i falënderoj ato nëpërmjet tyre për përkrahjen dhe ndihmën që po i japin FFK-së në shumë segmente, e sidomos në përmirësimin e infrastrukturës dhe sipas tij ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës”.

“Ndërkaq, presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu e falënderuan presidentin Çeferin për pritjen shumë shoqërore dhe për mirëkuptimin, si dhe përkrahjen që ua dha objektivave dhe projekteve të presidentit, sekretarit dhe KE të FFK-së”.

“Në fund, presidenti Ademi i bëri ftesë presidentit Çeferin  për ta vizituar Kosovën, të cilën ai e pranoi me kënaqësi. Ndërkohë, pas takimit presidenti Çeferin shtroi drekë për krerët e FFK-së në selinë e UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin

Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin

Përfaqësueset
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Kalo në kategori