Një dokumentar i punuar nga redaktori i gazetës serbe “Rikoshe”, Sasha Mirkoviq bashkë me gazetarët e tjerë të këtij mediumi, e që bën fjalë për vrasjen e politikanit serb të pjesës veriore të Kosovës, Oliver Ivanoviq, po sjell telashe të mëdha në Serbi.
Kjo, pasi redaktori ka pranuar kërcënime nga Andrea Vuçiq, vëlla i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai kërkon që të mos shfaqet ky dokumentar me rrëfime autentike.
Në një intervistë përmes telefonit për RTV Dukagjinin, Sasha Mirkoviq deklaroi se ndjehet i kërcënuar, pasi disa dëshmitarë përmendin edhe emrin e Andrea Vuçiqit si urdhërdhënës për vrasjen e Ivanoviqit.
“Unë s’kam kontakte me Andrea Vuçiqin qe një kohë të gjatë. E vetmja gjë që e pengon është se unë jam redaktor i gazetës ‘Rikoshe’. Unë së bashku me gazetarët e tjerë po trajtojmë vrasjen e Oliver Ivanovqit, dhe në bazë të dëshmitarëve të marrë nga ne është përmendur emri i tij [Andrea] si një nga porositësit për vrasjen e Oliverit”, deklaron për RTV Dukagjinin, Sasha Mirkoviq, përcjell Telegrafi.
Dëshmitarët u kanë thënë gazetarëve të “Rikoshe” se Andrea ka qenë mysafir i rregullt në Kosovë, i ftuar nga Milan Rajdojiçiqi, dhe kjo është arsyeja pse emri i tij është lidhur me vrasjen e Oliverit.
Andrea Vuçiqi ka ngritur padi ndaj gazetarit duke kërkuar që të anuloj shfaqjen e dokumentarit ku flitet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“ Unë kam pasur kërcënime edhe nga vet presidentit Aleksandar Vuçiqi. Unë kam dashur ta paraqesë rastin në organet e drejtësisë, por gjykatat në Serbi nuk funksionojnë si duhet, duke e vendosur diktaturën mbi gjykatat. Asnjë gjyqtar nuk guxon të merret me asnjë lëndë që ka të bëjë me Aleksandar Vuçiqin. Unë kam ngritur padi edhe në Gjykatën e Mitrovicës, por ajo është hedhur poshtë pa asnjë dëshmi, sepse kështu është urdhëruar nga kabineti i shefit të shtetit serb”, deklaroi Mirkoviq.
Gazetari thotë se përkundër kërkesës për mbrojtje, ai nuk është marrë parasysh.
“Askush nuk na ka marrë në mbrojtje. Ne ju kemi ekspozuar rreziqeve të lloj-llojshme dhe nuk është interesuar askush për sigurinë tonë. Nuk ka mbetur asgjë më shumë, pos të na vrasin. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë në këtë dokumentar. E di se do ta kemi të vështirë, por do të punojmë, sidomos në rrëfime autentike, edhe pse Vuçiqi vazhdon t’u bëjë thirrje që të mos flasin tek ne. Strukturat mafioze në veri i udhëheq Andrea Vuçiqi, vëllai i presidentit, së bashku me Bratisllav Gashiq, Nebojsha Stefanovi dhe të tjerë”, shtoi Mirkoviq.
Pas ardhjes në pushtet të Aleksandar Vuçiqit dhe mbështetjes së tij për Listën Serbe, Oliver Ivanoviq u shpreh hapur në publik se e kundërshton politikën e Beogradit, duke deklaruar se situata në veri të Kosovës ishte përkeqësuar dhe se strukturat kriminale të lidhura me politikën po terrorizonin banorët.
“Po gjendja ka ndryshuar për të keq. Është e jashtëzakonshme ndenja e rrezikut dhe frikës tek populli. Nga qindra njerëz me të cilët kam biseduar kur jam liruar, asnjëri nga ta nuk la pa përmendur ndjenjën e frikës. Ata nuk frikësohen nga shqiptarët, por nga serbët. Nga kriminelet që shëtisin me xhipat pa tabela. Droga shitet në çdo kënd. Çdo prind vuan nga ky fakt”, kishte deklaruar Oliver Ivanoviq.
Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar. Ai ishte i dënuar për vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 1999- 2000./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles