LAJMI I FUNDIT:

Shkollat e famshme japin bursa për nxënës Kosovar

Shkollat e famshme japin bursa për nxënës Kosovar

Imagjino një shkollë ku vijojnë mësimet rreth 200 nxënës që vijnë nga 90 nacionalitete të ndryshme të bashkuar për të promovuar paqe dhe qëndrueshmëri. Të gjithë këta nxënës kanë bursa të siguruara dhe pa shqetësime financiare të mbledhur në vende të ndryshme si Itali, Holandë, Hong Kong, Swaziland, Bosnje dhe Hercegovinë, etj me të njëjtin qëllim, që ta bëjnë ndryshimin në botë. E gjitha kjo duket si një shkollim i mesëm ideal dhe ëndërr për çdo nxënës.


Ëndrra mund të bëhet realitet nëse aplikoni në shkollat UWC. Në UWC shkollat apo United World Colleges (Kolegjet për botën e bashkuar) mësimi nuk ndodh vetëm në klasë por në çdo moment që ju flisni me ndonjë nxënës tjetër, ju mësoni më shumë për botën dhe për kulturat tjera. Kolegjet për Botën e Bashkuar (UWC) shndërron edukimin në një forcë që bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat në mënyrë që të promovojnë paqe dhe qëndrueshmëri në botë.

Përveç jetesës me njerëz të kulturave të ndryshme, në UWC ju pret IB kurrikula (International Baccalaureate) që është një ndër planprogramet arsimore më të kompletuara dhe më të pranuara në gjithë botën. Njerëzit mësojnë nga aktivitete të ndryshme e jo vetëm në laboratore dhe klasa mësimore. Prandaj kurrikula IB ju mundëson që t’a zgjeroni diapazonin tuaj të diturisë nëpërmjet sporteve të ndryshme (kajaking, shigjetari, not, basketboll, etj), shërbime komuniteti dhe aktivitet tjera kreative (muzikë, kor, gazetari, shkrime). Duhet të jeni pjesë e një prej 15 shkollave të UWC-së që vërtetë t’i shijoni momentet më të bukura që gjithmonë do t’i kujtoni.

A dëshironi edhe ju të bëheni pjesë e këtyre shkollave të famshme dhe të bëni ndryshimin në botë? Edhe nxënësit Kosovar të shkollave të mesme të moshave 16 deri 18 mund të aplikojnë që të bëhen pjesë e këtyre shkollave. Aplikacionin dhe informacione mbi procesin e aplikimit mund t’i gjeni këtu.

Më shumë për shkollat UWC mund të gjeni këtu. Afati i fundit për aplikim është 22 Dhjetor 2018. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori