LAJMI I FUNDIT:

Tenton të kryejë plaçkitje, policia kap në flagrancë të dyshuarin

Tenton të kryejë plaçkitje, policia kap në flagrancë të dyshuarin
Foto e arkivit

Policia në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se sot rreth orës 10:30 në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”në një pikë për transferim parash ka ndodhur një rast ,,Grabitje e mbetur në tentativë” kur në lokal ka hyrë një person dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja ka kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka.

Falë gjindshmërisë së pronarit dhe intervenimit të shpejtë të njësiteve policore,i dyshuari H.V. 29 vjeç, (m/sh/k) është prangosur dhe arrestuar në vendin e ngjarjes.


Me rastin janë duke u marrë hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale. /Telegrafi/