LAJMI I FUNDIT:

Rruga në lagjen Akllapi në Lipjan në gjendje të keqe, Komuna thotë se është pronë private (Video)

Rruga në lagjen Akllapi në Lipjan në gjendje të keqe, Komuna thotë se është pronë private (Video)

Një pjesë e banorëve të lagjes Akllapi në Lipjan, përballën me mungesën e infrastrukturës rrugore dhe kanalizimit. Ndërsa Komuna thotë se nuk mund të realizoj kërkesat e banorëve sepse rruga gjendet në pronë private.

Mehreme Shala banore e lagjes Akllapi, shtëpia e së cilës ka dalje në këtë rrugë, thotë se problemet infrastrukturore po ua bëjnë jetën e vështirë.


“Në vitin e parë kemi dalë ashtu siç kemi mundur me çizme… Fëmijëve u kam pagur kombin se asnjëri s’ka pas mundësi me shkua në shkollë, sherri rrugës. Baltë, vështirë, nuk po mundemi me dalë”, thotë Mejreme Shala.

Banori Ramadan Hyseni thotë se kanë bërë kërkesë në Komunë për asfaltim të rrugës dhe instalim të kanalizimit, por kjo e fundit ende nuk ka reaguar.

“S’kemi kanalizim as rrugë si me qenë në Afganistan. Na kenë premtuar se kanë me ardhur por nuk kanë ardhur asnjëherë”, thotë banori tjetër Ramadan Hyseni.

Ndërkaq zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Avni Olluri thotë se rruga është në pronë private, ku komuna nuk ka mundësi të intervenoj.

“Jemi në dijeni për problemet e atyre qytetarëve, mirëpo ajo rrugë është pronësi private dhe Komuna nuk ka të drejtë të bëj planifikim dhe të implementojë projekte, përderisa pronësia është e padefinuar dhe nuk është publike. Qytetarët mund të bëjnë kërkesë dhe të parashtrojnë në Komunë për t’ua falur atë pjesë dhe ajo rrugë të kalojë në pronësi publike. Pastaj Komuna do të ketë mundësi të implementojë projektin”, tha Avni Olluri.

Olluri shtoi se ekziston edhe mundësia e shpronësimit, me kompensim të pronarit, por sipas tij kjo është e pamundur për shkak të mungesës së buxhetit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori