LAJMI I FUNDIT:

Seanca për transformimin e FSK-së në ushtri të premten në ora 10:00

Seanca për transformimin e FSK-së në ushtri të premten në ora 10:00

Seanca e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës do të mbahet të premten, më 14. 12. 2018, në orën 10:00.

Në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe, tri projektligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018.


Derisa zyrtarë të NATO-s janë shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës në këtë periudhë, Kosova ka marr mbështetjen e SHBA-së për ecjen para me formimin e ushtrisë.

Kur kanë mbetur pak ditë deri në votimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura  të Kosovës (FAK), nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”.

Këto automjete, që pritet të jenë në dispozicion të FSK-së, pasi të marrë mandatin e Forcës së Armatosur, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

Mësohet se FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat  janë donacion nga Ushtria Amerikane. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori