LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e BE-së në tremujorin e tretë shënon rritje prej 1.8%

Ekonomia e BE-së në tremujorin e tretë  shënon rritje prej 1.8%

Sipas të dhënave të Eurostat për tremujorin e tretë 2018 të rritjes ekonomike të vendeve të Bashkimit Evropian, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Eurozonë shënoi rritje prej 1.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë në Bashkimin Evropian shënoi rritje prej 1.8 për qind në të njëjtën periudhë.

Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian vuri në dukje se normat vjetore të rritjes ekonomike në Eurozonë dhe Bashkim Evropian në tremujorin e mëparshëm të këtij viti ishin 2.2 për qind respektivisht 2.1 për qind, përcjell Telegrafi.

Eurostat raportoi se ekonomia e Maltës shënoi normën më të lartë të rritjes në periudhën korrik-shtator 2018, duke u rritur me 7.9 për qind, ndjekur nga Polonia dhe Hungaria me 5.7 për qind dhe 5.3 për qind. Në të njëjtën periudhë, Italia shënoi rritjen më të ulët me 0.7 për qind rritje vjetore, ndërsa Gjermania dhe Franca shënuan rritje ekonomike prej 1.2 për qind dhe 1.4 për qind.


Të dhënat zyrtare tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto i balancuar sezonalisht u rrit me 0.2 për qind në Eurozonë dhe 0.3 për qind në vendet e Bashkimit Evropian, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me periudhën prill-qershor 2018. /Telegrafi/