LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj kërkon nga biznesmenët të ndihmojnë sportistët

Kryeministri Haradinaj kërkon nga biznesmenët të ndihmojnë sportistët

Katër vite më parë Kosova doli nga getoja dhe drejtësia doli në vend për sportistët kosovarë, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës u bë anëtar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Kështu u tha në gala-mbrëmjen me rastin e katërvjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në të cilin morën pjesë zyrtarë të institucioneve të vendit, diplomatë të akredituar në vendin tonë, sportistë dhe mysafirë të shumtë.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, tha se pranimi i Kosovës katër vjet më parë në arenën ndërkombëtare të sportit u hap rrugë sportistëve tanë të jenë pjesë e shumë garave ndërkombëtare, duke arritur suksese në beteja dhe sfida.


Ai ka përmendur sukseset e Kosovës gjatë këtyre katër viteve në skenën ndërkombëtare të sportit, duke fituar medalje të shumta në gara të ndryshme, ndërsa prej tyre veçoi medaljen e parë të artë që fitoi Kosova në Lojërat Olimpike në Rio më 2016.

Kreu i KOK-ut kërkoi më tepër mbështetje për sportin, në mënyrë që të arrihen më shumë suksese të sportistëve kosovarë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, konfirmoi mbështetjen e fuqishme të kësaj ministrie për KOK-un në rrugëtimin e sukseseve të reja.

Siç transmeton KosovaPress, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se anëtarësimi i vendit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nuk ishte i lehtë, ndërsa ka falënderuar ish-legjendën e futbollit Fadil Vokrri për kontributin e dhenë në anëtarësimin e FFK-së në FIFA dhe UEFA.

Haradinaj një thirrje të veçantë kishte për bizneset që të ndihmojnë sportistët, pasi kjo do të jetë një ndihmë e fuqishme për të garuar në skenën ndërkombëtare dhe që ata t’i sjellin vendit tonë suksese dhe medalje të reja.

Në këtë eveniment të rëndësishëm është përkujtuar edhe legjenda e futbollit të Kosovës, ish-kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku në shenjë për veprën e tij një mirënjohje post-mortum iu nda djalit të tij, Gramoz Vokrrit.

Atmosferën e sukseseve verore dhe dimërore në këtë gala-mbrëmje e solli xhudistja Majlinda Kelmendi dhe skitari i vetëm i Kosovës në Lojërat dimërore në Korenë Jugore, Albin Tahiri, të cilit iu nda shenja që KON e kishte dërguar enkas për t’ia dorëzuar atij në këtë ceremoni.

Xhudistja Kelmendi ndarjen e medaljes së saj të artë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit e ka quajtur një moment të veçantë, pasi është një luftë e vështirë për të fituar në një garë të tillë ndërkombëtare.

Ndryshe, në gala-mbrëmje u shfaq edhe një dokumentar mbi arritjen dhe paraqitjet e sportistëve të Kosovës në skenën ndërkombëtare, ndërsa u ndan çmime për vepër jetësore dhe mirënjohje për personat, të cilët kanë kontribuar në të kaluarën për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori