LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet t’ua thoni fëmijëve të vërtetën për Babadimrin?

Kur duhet t’ua thoni fëmijëve të vërtetën për Babadimrin?

Kjo është stina e vitit kur prindërit, më shumë se kurrë, përpiqen të “ruajnë” magjinë… Mirëpo, si do t’ia bëni nëse fëmija ju pyet a ekziston vërtet Plaku i Vitit të Ri?

Festat janë kohët më magjike të vitit, ndërkaq Plaku i Vitit të Ri përfundimisht është “personazh” i cili fëmijëve u është asociacioni i parë për festat e vitit të ri, transmeton Telegrafi.


Është fakt që fëmija në ndonjë moment patjetër duhet të dijë që e gjithë ajo ishte gënjeshtër, mirëpo, dilemën të cilën e kanë shumica e prindërve është – kur t’u thonë fëmijëve që Babadimri në të vërtetë nuk ekziston?

Psikologu dhe eksperti për prindër dr. Justin Coulson thotë: “Sipas përvojës sime, fëmijët bëhen kureshtarë midis moshës pesë dhe shtatë vjeç. Kjo është temë e përhershme e bisedimeve dhe shpesh themi që asgjë nuk duhet të jetë sekret: dija është fuqi. Prandaj, kur fëmija vjen nga shkolla dhe me syçka të pikëlluar na shikon, duke na pyetur: “A është e vërtetë që Plaku i Vitit të Ri nuk ekziston? Shoku im thotë që nuk ekziston”, çfarë t’i themi?

Koha e duhur që fëmijës t’ia themi të vërtetën është sapo t’ju pyesë. Nëse është mjaft i rritur që t’jua bëjë atë pyetje, është mjaftueshëm i rritur edhe të dijë të vërtetën?

Dr. Coulson ka treguar që kohë më parë ka biseduar me një nënë, të cilën e gjithë familja “e ka sulmuar” që e ka shkatërruar magjinë festive me faktin që fëmijës ia ka thënë të vërtetën.

Mirëpo, psikologu konsideron që gjithmonë është mirë të thuhet e vërteta.

Si t’ia kumtoni fëmijës që Babadimri nuk ekziston

I keni dy mënyra: ose që këtë thjesht ta pranoni, ose që fëmijës t’i thoni që të mendojë në mënyrë kritike për gjithë logjikën e atij tregimi.

Dr. Coulson thekson që, kur fëmijës tuaj t’ia thoni të vërtetën, përmendjani edhe që kjo është sekret, sepse prindërit e tjerë mbase akoma nuk ia kanë treguar fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori