LAJMI I FUNDIT:

Kabineti kryetarit Ivanov: Josifovski më 27 prill ishte te selia për një takim të caktuar më parë

Kabineti kryetarit Ivanov: Josifovski më 27 prill ishte te selia për një takim të caktuar më parë

Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov reagon ndaj akuzave të LSDM-së dhe vlerëson se është përpjekje e dëshpëruar e partisë ta akuzojë Sekretarin e Përgjithshëm të Kabinetit, Boris Josifovski, për përfshirjen në ngjarjet e 27 prillit. Nga atje thonë se ai është anëtar i OBRM-PDUKM-së dhe dhe se s’ka asgjë në kundërshtim që ka qenë në selinë e partisë.

“E rikujtojmë LSDM-në se Boris Josifovski është anëtar i OBRM-PDUKM-së dhe si anëtar i asaj partie nuk ka asgjë në kundërshtim të jetë i pranishëm në selinë e partisë. Në të njëjtën kohë theksojmë se prania nuk nënkupton dhe përfshirjen në aktivitet konkrete. Prania e Josifovskit në selinë e OBRM-PDUKM-së më 27 prill ishte me qëllim ta realizojë takimin e caktuar që nuk ka asnjë lidhje me koordinim të ndonjë aktivitet për shpallje gjendje lufte apo gjendje e jashtëzakonshme. Që kur ishte i thirrur nga ana e kryetarit Ivanov me qëllim për ta thirrur Kabinetin, josifovski u kthye në vendin e punës”, thonë nga Kabineti, njofton Telegrafi Maqedoni.

LSDM: Procedurat gjyqësore dhe dëshmitë do të caktojnë se kush është i përfshirë në dhunën e 27 prillit dhe jo Ivanovi
Lexo po ashtu LSDM: Procedurat gjyqësore dhe dëshmitë do të caktojnë se kush është i përfshirë në dhunën e 27 prillit dhe jo Ivanovi

Nga atje shtojnë se Josfivoski në Prokurorinë Publike që nga nëntori vitin e kaluar ka dhënë detaje për të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e realizuara, dhe i është përgjigjur në të gjithë pyetjet e parashtruara.


Në fund thonë se në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, liria e lëvizjes është e drejtë e garantuar, përveç nëse nuk ka ndodhur ndonjë realitet tjetër që, siç thuhet në kumtesë, ne nuk e dimë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori