LAJMI I FUNDIT:

Me një puthje në buzë, Rita Ora i uron Bebe Rexhës nominin e saj në “Grammy Awards”

Me një puthje në buzë, Rita Ora i uron Bebe Rexhës nominin e saj në “Grammy Awards”
Bebe Rexha dhe Rita Ora (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha ka shënuar së fundmi një nga sukseset më të mëdha në karrierën e saj, duke arritur të nominohet në dy nga kategoritë e ngjarjes më të madhe muzikore, “Grammy Awards”.

Rexha gjendet e nominuar në çmimin “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country” dhe “Artisti i ri më i mirë”, në po të njëjtën kategori në të cilën është listuar edhe shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Sukses i madh edhe për Bebe Rexhën, shqiptarja nuk i mban dot lotët kur merr vesh se është nominuar në "Grammy"
Lexo po ashtu Sukses i madh edhe për Bebe Rexhën, shqiptarja nuk i mban dot lotët kur merr vesh se është nominuar në "Grammy"

Gjersa konkurrenca pritet të jetë e fortë për këtë çmim, dhjetëra njerëz të dashur kanë uruar dy këngëtaret shqiptare për këtë sukses të tyrin, duke arritur të futen edhe në histori.


Bebe Rexha, për herë të parë e nominuar në një kategori të “Grammy Awards” (Foto: Hannah Foslien/Getty Images/Guliver)

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore e cila tash e sa kohë ka krijuar një miqësi shumë të mirë me Bebe Rexhën, nuk ka nguruar që ta urojë patrioten e saj për këtë çmim.

Ora ka publikuar në InstaStory një imazh të sajin ku shfaqet duke u puthur bashkë me Bebe Rexhën – fotografi e cila ishte realizuar këtë vit në tapetin e kuq të eventit muzikir “MTV Video Music Awards”.

Rita Ora uron Bebe Rexhën për nominimin e saj në “Grammy Awards” (Foto: Rita Ora/InstaStory)

“Krenare me ty Bebe Rexha, fat të mbarë në shkurt”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar faktit se mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet më 11 shkurt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se kanë krijuar një miqësi të mirë mes vete, kjo vërehet nga daljet e tyre të shpeshta së bashku në publiku, madje Rita dhe Bebe Rexha, tash e sa kohë janë pjesë e të njëjtit label, “First Acces Entertainment”.

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Matthew Eisman/Getty Images/Guliver)

Por jo e njëjta dashamirësi ekziston edhe në raport me Dua Lipën, me të cilën Rita ka qenë gjithnjë e ftohur, dhe nuk janë parë asnjëherë të përshëndeten me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori