LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ushtria e Kosovës me model amerikan

Veseli: Ushtria e Kosovës me model amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po i bën ShBA-së në prag të vendimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka vizituar sot Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit ushtarak dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Veseli ka parë nga afër edhe pajisje ushtarake amerikane të cilat do të jenë edhe pajisje të Ushtrisë së Kosovës.

“Po e bëjmë Ushtrinë e Kosovës. Po e bëjmë ushtrinë e paqes, stabilitetit, të fuqizimit të partneritetit me SHBA-të. Ajo çfarë i duhet Ushtrisë së Kosovës është profesionalizmi që e ka Ushtria Amerikane. I duhen këto pajisje të jashtëzakonshme që i pamë dhe disa prej tyre do të jenë pajisje të Ushtrisë së Kosovës. Do ta vazhdojmë këtë partneritet. Ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e stabilitetit në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare e Kosovës, dhe do të jetë në partneritet me aleatët tanë” tha Veseli në një intervistë për RTK-në.


Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do të jetë në Ushtrinë e Kosovës.

“Kjo vizitë është e jashtëzakonshme,  Garda e Iowa-s, është ndihmesë për Kosovën. Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë e ShBA-së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik le ta harrojnë. Ushtria jonë do të fuqizohet sepse është në krah me ShBA-në”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori