LAJMI I FUNDIT:

Sukses i madh edhe për Bebe Rexhën, shqiptarja nuk i mban dot lotët kur merr vesh se është nominuar në “Grammy”

Sukses i madh edhe për Bebe Rexhën, shqiptarja nuk i mban dot lotët kur merr vesh se është nominuar në “Grammy”
Bebe Rexha (Foto: Adam Bettcher/Getty Images/Guliver)

Viti 2019 do të jetë një vit i suksesshëm për shqiptarët që mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.

Kjo pasi këngëtaret e suksesshme shqiptare: Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë arritur të nominohen në disa nga kategoritë e festivalit.


Dua Lipa është ajo e cila dominon me dy nominime, atë për “Këngën më të mirë ritmike” dhe “Artisten e re më të mirë”.

Dua Lipa (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Në këtë të fundit, e nominuar gjendet edhe shqiptarja tjetër me famë botërore, Bebe Rexha, e cila gjithashtu garon edhe për çmimin tjetër “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country”.

'Billboard' publikon listën e 10 këngëve më të dëgjuara të vitit - Bebe Rexha e treta me "Meant to be"
Lexo po ashtu 'Billboard' publikon listën e 10 këngëve më të dëgjuara të vitit - Bebe Rexha e treta me "Meant to be"

Bleta (emri i vërtet i këngëtares), me të marrë këtë lajm është emocionuar shumë, saqë nga gëzimi ka filluar të qajë.

Bebe Rexha i gëzohet nominimit në “Grammy Awards” (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me pjesëtarët e stafit të saj, duke festuar të lumtur dhe me emocione nominimin e saj.

“Kur ti gjen nominim tënd për ‘Artistin e ri më të mirë’ në Grammy Awards”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e videos.

Duket se konkurrenca për çmimin “Artisti i ri më i mirë” do të jetë vërtet interesante, kjo pasi të dyja shqiptaret e famshme gjenden të nominuara në të njëjtën kategori.

Ato konkurrohen edhe nga artistët tjerë të rinj si: Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R., Margo Price dhe Jorja Smith.

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/2018 Getty Images/Guliver)

Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi i këtij çmimi në mbrëmjen e 11 shkurtit.

Bebe Rexha përndryshe ka qenë shumë e suksesshme këtë vit, pasi nxori në shitje albumin e saj të ri “Expectations”, nga ky doli edhe hiti “I’m a mess”, një këngë e cila ka arritur gati 200 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori