Sopotasit padisin shtetin e Maqedonisë, seanca e parë më 24 dhjetor
Sopotasit kanë paditur shtetin e Maqedonisë. Institucioni Avokati i Shtetit ka nisur procedurën. Alsat mëson se seanca e parë është caktuar më 24 dhjetor. Njoftimi i Avokatit të shtetit në këtë dikaster është dërguar më 28 nëntor. Megjithatë Ministria e Drejtësisë akoma nuk ka dhënë mendimin institucional lidhur me padinë edhe pse seanca është caktuar.
Dikasteri i Renata Deskoskas njofton se në kabinetin e ministres nuk ka arritur asnjë shkresë dhe në momentin që do të kenë, do të njoftojnë opinionin. Drejtësia shkel afatet ligjore pasi që mendimi i kërkuar nga institucioni Avokati i Shtetit obligon institucionet që në afat prej 5 ditëve të përgjigjen në përputhje me ligjin.
Ndërkohë Avokati i Shtetit në Qeveri ka dorëzuar kërkesë për marrëveshje mes palëve me qëllim anashkalimin e procesit gjyqësor dhe harxhimeve gjyqësore. Nga Qeveria thonë se kërkesa akoma nuk ka arritur, por nuk përjashtojnë mundësinë që të ndodhet në arkivin e organit ekzekutiv dhe se deri të hënën mund të pranohet nga kabineti i kryeministrit.
Pas mohimit të kërkesës për dëmshpërblimin nga Ministria e Drejtësisë, sopotasit vendosën të gjejnë zgjidhje gjyqësore. Avokati mbrojtës i tyre ka kërkuar dëmshpërblim prej 12 mijë denarëve për një dit të kaluar në burg.
Alsat mëson se Gjykata e Lartë ka caktuar vlerë të përgjithshme për rastet e dëmshpërblimit nga 3-6 mijë denarë për një ditë vuajtje në burg. Vlera e ofruar nuk është përcaktuar ekskluzivisht për rastin Sopoti por për të gjitha rastet gjyqësore ndaj shtetit. Në rast se Qeveria dhe sopotasit arrijnë marrëveshje për dëmshpërblim, procesi gjyqësor merr fund në seancën e parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles