Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i është përgjigjur deputetit të LDK-s, Driton Selmanajt, për akuzat lidhur me ndarjen e vlerës prej 1 milion e 200 mijë euro për organizatën “Let’s do it Kosova”.
Ai tha se 1 milion e 200 mijë euro do të përdoren për investime kapitale, si: rregullim të parqeve, rregullim të hapësirave gjelbëruese, mbjellje të drunjve etj.
“1.2 milion euro janë grante të ndara për 5 komunat më të suksesshme në aktivitetin që jemi duke e zhvilluar aktualisht, në fushatën ‘Ta pastrojmë Kosovën’. Ky premtim dhe ky grant është shpallur më 15 shtator, është paraparë në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit dhe kemi aprovuar kriteret me të cilat do të shpërblehen 5 komunat. Këto 1.2 milion euro do t’iu jepen komunave drejtpërdrejt në fushën e mjedisit”, tha Matoshi.
Ndërsa deputeti Driton Selmanaj tha se fakti se ky projekt gjendet tek projektet kapitale lë hapësirë për dilema.
Sipas tij, aty kanë munguar sqarime të nevojshme. “Unë prapë kam dilemat e mia. Pse ju këtë projekt e keni vendosur tek projektet kapitale, jo te grantet dhe subvencionet”, tha Selmanaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë