Haradinaj i kërkon KEK-ut të lëshojnë në prodhim çdo bllok të mundshëm, ka edhe një kërkesë për KEDS-in
Nga 15 dhjetori KEK-u do të lëshojë edhe blloqe të tjera për të prodhuar energji elektrike, e ku prodhimi vendorë i energjisë elektrike do të shkojë në 800 megavatë orë energji elektrike. Këto komente janë bërë pas vizitës së kryeministrit Haradinaj në KEK të premten.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se u ka kërkuar drejtuesve të KEK-ut që të rrisin s amë shumë prodhimit vendorë. Ai theksoi se çdo bllok i mundshëm duhet të futet në prodhim dhe dimri të kalohet sa më lehtë.
“U njoftova se edhe në Termocentralin ‘Kosova A’ do të lëshohet edhe një bllok në prodhim të hënën, por edhe Termocentrali ‘Kosova B’ do të lëshohet në prodhim do ti kemi rreth 400 megavatë orë energji elektrike shtesë, derisa konsumi është mbi 900 megavat. KEK të lëshojnë në prodhim çdo bllok të mundshëm, ku pritet ti kemi mbi 800 megavat prej 15 dhjetorit në prodhim. Të bëhet kujdes që gjatë këtij dimri të kemi prodhim sa më shumë e remontet, të bëhen në kohen kur nuk është dimër”, tha Haradinaj.
Kryeministri ka kërkuar punë për prodhim të rrymës nga drejtori i KEK-ut, në mënyrë që ata të mos i prishin raportet.
“Drejtor s’kemi qare pa u prish, me ba mos me na dhez, ma mirë është jo, sepse në telashe jemi dytë”, tha Haradinaj
“Se besoj që kena me u prish”, i tha Thaçi kryeministrit.
Kryeministri ka folur edhe për KEDS-in për të cilët ka thënë se duhet të furnizojnë dhe ta respektojnë kontratën e nënshkruar me rastin e privatizimit të rrjetit.
“Ata nuk duhet me punu ën bazë të pikëpamjes së vetë, çdo kontratë i ka dy palë, edhe konsumatori edhe Kosova duhet të respektohen”, theksoi Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, drejtori i KEK-ut Nijazi Thaçi ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin punën që është duke u bërë në blloqet e KEK-ut.
“E njoftova kryeministri me prodhimin aktual si dhe me problemet që i kemi. Po ashtu edhe për masat që i kemi ndërmarr për ta kaluar këtë dimër sa më mirë”, tha Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'