Për shkak të mungesës së bitomenit, në Ferizaj asfaltohen vetëm 10 metra të rrugës “Ali Hadri”.
Vendosja e taksës 100% ndaj produkteve serbe, ka shkaktuar ngecje të punimeve për kompanitë asfaltuese në Kosovë. Kjo për shkak të mungesës së lëndëve që importohen nga Serbia.
Njejtë ka ndodhur me rrugën “Ali Hadri” në Ferizaj e cila ka mbetur gjysëm e asfaltuar. Zyrtarë të komunës thonë se kompanitë tashmë më këtë lendë do të furnizohen nga Shqipëria.
Sejdi Rrahmani, banor i Ferizajt, shtëpia e të cilit ka dalje në rrugën “Ali Hadri”, thotë se punimet janë ndërprerë para dhjetë ditësh për shkak se kompanisë i ka munguar një lëndë e asfaltit.
“Kjo rrugë ka filluar të shtrohet para dhjetë ditëve. Arsyet pse nuk e kanë shtruar mendohet se kanë të bëjnë me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe. Ka mungesë të produktit bitomen, që i qitet asfaltit”, thotë banori Sejdi Rrahmani.
Këtë e konfirmon edhe banori Muharrem Beqa, i cili pos kësaj thotë se punimet nuk janë bërë sipas rregullave standarde.
“Punimet nuk janë bërë sipas standardeve evropiane. Unë e ndjej vetën të diskriminuar sepse nuk kanë shkuar deri në skaj të oborrit”, thotë banori tjetër Muharrem Beqa.
Në pamundësi për t’u takuar me drejtorin e Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi, pasi ndodhej në një takim jashtë qytetit, ai përmes telefonit e konfirmoi atë që rrëfyen banorët.
Sipas tij vendosja e taksës 100 përqind karshi produkteve serbe, ka quar në mungesë të lëndës bitomen, për përpunimin e asfaltit. Ai shtoi se kjo mungesë është çështje ditësh derisa kompanitë të shkëpusin marrëveshjet më Serbinë dhe të fillojnë furnizimin më këtë lëndë, nga Shqipëria.
Posa të ndodhë kjo, Bytyqi premtoi se bazuar në kushtet klimatike, do të vazhdohet me asfaltimin e rrugës “Ali Hadri”./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City