Kanceri në mushkëri është ndër llojet më të zakonshme të kancerit, prandaj edhe është e rëndësishme t’i dimë të gjitha shenjat dhe simptomat.
Përveç se mund të ngatërrohen me sëmundje tjera, simptomat e kancerit të mushkërive kanë tendenca të mos jenë shumë të qarta derisa tumori në mushkëri të jetë rritur dhe të është shpërndarë jashtë mushkërive, transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, janë disa simptoma të cilat shpeshherë injorohen nga pacientët me këtë sëmundje, por që ata sugjerojnë se nëse jeni duke i përjetuar ato të shkoni sa më shpejt te doktori.
Simptomat përfshijnë:
– Kollitjen e vazhdueshme
– Problemet me frymëmarrje
– Dhimbjet në gjoks
– Ndiheni të lodhur
– Ju ka humbur apetiti
– Keni humbur peshë
– Ju është ndryshuar zëri
– Keni gjak në mukozë ose gëlbazë
Ndonëse kolli është një nga simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive, gjithashtu kolli mund të shkaktohet edhe nga pirja e duhanit, alergjitë, infeksionet, etj.
Prandaj, si mund ta dini nëse kolli që keni është i lidhur me kancerin në mushkëri? Epo, keni parasysh këto shenja:
– Kolli i cili shkaktohet nga kanceri shkakton më shumë dhimbje
– Mund të ketë tingëllimë tjetër
– Mund të nxjerrë mukozë ose gëlbazë me ngjyrë
Nëse tumori është rritur dhe shpërndarë jashtë mushkërive, ju mund të zhvilloni edhe simptoma të ndryshme.
P.sh., kanceri i mushkërive mund të shpërndahet në nyjat limfatike – sistem i tubave dhe gjëndrave në trup që e filtrojnë lëngun trupor dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.
Në këtë rast, simptoma më e zakonshme që tregon se kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike është se ato janë më të madhe sesa normalisht.
Nëse kanceri i mushkërive është përhapur në mëlçi, atëherë ju do të ndjeni dhimbje ose parehati në anën e djathtë të barkut, do të ndjeheni të sëmurë, do të keni apetit të dobët, do të humbni peshë, do të keni zverdhje të lëkurës dhe zbardhim të syve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A