LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum bashkëpunim për promovimin e arsimit profesional në Maqedoni

Nënshkruhet memorandum bashkëpunim për promovimin e arsimit profesional në Maqedoni

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim për fushatë të përbashkët mediatike për promovimin e profileve profesionale dhe arsimit profesional, qëllimi kryesor i të cilit është ngritja e ndërgjegjes, për rëndësinë e këtij lloji të arsimimit dhe profesioneve, si dhe promovimin e tyre në mesin e të rinjve dhe prindërve të tyre. Memorandumin në emër të Qeverisë e nënshkroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, ministri i arsimit dhe shkencës dr. Arbër Ademi dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, si dhe përfaqësues të projekteve të cilat zbatohen me mbështetjen e UNDP-së, USAID-it dhe Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, nënvizoi se Qeveria në mënyrë aktive punon në të gjitha segmentet për mbështetjen e ekonomisë, së pari duke siguruar klimë të qëndrueshme biznesi dhe duke siguruar shkallë më të lartë të sundimit të së drejtës, si dhe mbështetje financiare për kompanitë.

“Element shumë i rëndësishëm për kompanitë është sigurimi i kuadrit të duhur profesional dhe ekspert. Këtu përballemi me dy probleme. Problemi i parë është sistemi arsimor, i cili nuk korrespondon me nevojat reale dhe shumë vite prapa kemi stimuluar sistem arsimor, i cili krijon kuadër që nuk mund ta realizojë zbatimin e tij praktik në ekonominë reale. Kemi shumë universitete, kryesisht sistem të shkollave të mesme të gjimnazeve që promovon njohuri universale që është kryesisht i pazbatueshëm pas përfundimit të arsimit, kurse nga këtu kemi shumë universitete që krijojnë kuadro të cilat nuk mund ta gjejnë të ardhmen e tyre.


Punojmë ta tejkalojmë këtë situatë në dy mënyra, përmes masave urgjente, siç është rikualifikimi, ritrajnimi, trajnimi plotësues i kuadrove për nevojat e sektorit real, por edhe me masa sistemore të cilat nënkuptojnë krijimin e shkollave të mesme profesionale dhe reformë në sistemin e arsimit të lartë. Do të punojmë në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe prindërve, se me arsimin cilësor profesional do të kenë punësim të qëndrueshëm profesional”, theksoi Angjushev.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori