FBI-ja ktheu pikturën e piktorit të njohur amerikan, e vjedhur para 40 vitesh nga një punonjës transporti (Foto)
Më 1978, Robert Motherwell e kishte ndryshuar depon e studios dhe angazhoi një kompani transportuese, për t’i bartur pikturat nga njëra njësi në tjetrën. Përgjatë rrugës, dhjetëra vepra të tij u zhdukën.
Së paku njëra prej veprave, është gjetur dhe është kthyer prapa, transmeton Telegrafi.
Prokurori i Distriktit të Manhatanit, zhvilloi një ceremoni në qendrën e New Yorkut, për të kthyer veprën “Pa Titull”, që është realizuar nga piktori i njohur amerikan dhe u vjedh para 40 vitesh.
Piktura abstrakte, e realizuar nga Motherwell më 1967, do të kthehet në selinë e Fondacionit Delalus, që u themelua në vitin e njëjtë kur ai u nda nga jeta, që të promovojë punën dhe trashëgiminë e tij.
Kjo vepër e tij vlen miliona dollarë, duke pasur parasysh se piktura e tij “Ora Pesë e Pasdites” është shitur gjatë muajit maj për 12.5 milionë dollarë. Të dhënat tregojnë se mbi 30 vepra të tij janë shitur nëpër ankande, secila mbi një milionë dollarë.
Gjithçka nisi të zbulohej, kur i biri i një punonjësi transporti, që tashmë është i vdekur, e kishte dërguar pikturën në Fondacionin Delalus, për të vërtetuar nëse ishte vërtetë e Motherwell. Zyrtarët e fondacionit, e krahasuan me pamjet e të dhënave, që përkasin në dosjen e pikturave të humbura.
Ky ishte momenti kur u përfshi njësiti i FBI-së, që merret me vjedhjet e veprave të artit. Individi që mbetet i paemëruara – nuk ka qenë në dijeni për vjedhjen dhe mbi të nuk rëndon ndonjë keq bërje – pranoi që vullnetarisht ta kthente pikturën prapa. Kjo besohet të jetë një kthesë dhe lehtësi e madhe, për gjetjen e pikturave tjera që ia janë vjedhur artistit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?
Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?