LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor në agjendën e sotme të NATO-s

Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor në agjendën e sotme të NATO-s

Në rend dite, në pjesën e dytë të mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, sot Aleanca do të mbajë brifing me Ballkanin Perëndimor.

Ministrave do t’u bashkëngjitet edhe përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Temë e diskutimeve, mes tjerash, do të jetë edhe përparimi i Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO, si dhe përafrimi i Bosnjës dhe Hercegovinës drejt Aleancës, përcjell Telegrafi Maqeodni.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se pret nga ministrat të konfirmojnë se janë të gatshëm të fillojnë procesin në Sarajevë përmes pranimit të programit të parë kombëtar.


Ministri i Maqedonisë për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në margjinat e mbledhjes së djeshme realizoi disa takime bilaterale, si ato me homologët e tij nga Greqia dhe Hungaria, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës. Dimitrov sot duhet të takohet me ministrin e Lituanisë dhe të merr pjesën në mbledhjen e Këshillit veri-atlantik me vendet partnere në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan.

Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot duet të kenë takim edhe me euro-komisionarin për Zgjerim, Johahnes Hahn./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori