LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për shkak të mos liberalizimit të vizave

LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për shkak të mos liberalizimit të vizave

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në lidhje me mos liberalizim të vizave.

Ata për këtë ia hedhin fajin Qeverisë aktuale si dhe kryeministrin e tanishëm Ramush Haradinaj dhe zëvendësin e tij Fatmir Limaj.


“Kryeministri i sotëm dhe zëvendësi i tij Limaj dikur pengonin me dhunë e intriga përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Atëherë e fajësonin Bashkimin Evropian, i cili deklaronte se po rrezikohet liberalizimi i vizave deri pas zgjedhjeve të vitit 2019 në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së sot, kur ai paralajmërim është bërë fakt, përdoruesit e dhunës dhe intrigave, tash bashkë me partnerët e tyre qeverisës, sërish po fajësojnë Bashkimin Evropian.

“Dështimin në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol po e shesin si dështim të Evropës, në rastin e liberalizimit të vizave, dhe të sigurisë globale, në rastin e Interpolit”, thuhet në komunikatë.

LDK mendon se Kosovës po i mbyllen dyert sepse udhëhiqet prej njerëzve të izoluar.

“Këta po mundohen ta shpërthejnë izolimin e tyre, duke e izoluar Kosovën. Por, Kosova dhe qytetarët e saj do ta shpërthejnë izolimin duke i izoluar këta udhëheqës të papërgjegjshëm”, thuhet në komunikatën e partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

LDK kërkon që Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje ndërsa kërkon dorëheqjen e ekzekutivit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori